Donald Trump ndryshon sërish fjalimin e përgatitur gjatë mitingut të tij të fundit, ku deklaroi se zonat e brendshme të qyteteve amerikane që drejtohen nga ameikanët janë më të rrezikshme se vendet se Iraku apo Afganistani.
Trump kishte përgatitur në fjalimin e tij sulmet ndaj Clinton dhe të kërkonte hetim për të, por ai sërish ka ndryshuar kursin e parashikuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e votuesve.
“Mund të shkoni në vende ku ka luftime dhe atje jeni më të sigurt se sa në disa prej zonave të qyteteve tona që drejtohen nga demokratët. Nëse zgjidhem, unë do të eliminoj krimin. Do të keni mundësinë të dilni në rrugë pa ju qëlluar, pasi tani ju qëllojnë kudo”, deklaroi Trump.
Kandidati republikan ka shtuar ndjeshëm apelin për mbështetje nga afro amerikanët gjatë ditëve të fundit, madje duke thënë se nuk kanë asgjë për të humbur kështu që duhet të votojnë për të.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com