Donald Trump fajtor për 34 akuza! Gjykata e Nju Jorkut: Falsifikoi të dhënat për të fshehur pagesën e aktores porno! I pari ish-president i SHBA që dënohet

Donald Trump fajtor për 34 akuza! Gjykata e Nju Jorkut: Falsifikoi të dhënat për të fshehur pagesën e aktores porno! I pari ish-president i SHBA që dënohet

Donald Trump

NJU NJORK - Gjykata e Nju Jorkut shpalli sot (30 maj 2024) fajtor ish presidentin e SHBA-së Donald Trump për akuzat se ka falsikuar të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes gjatë zgjedhjeve të 2016.

Aktorja e filmave për të rritur kishte pasur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin. Juria e Gykatës shpalli fajtor Trump për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Kështu Donald Trump bëhet i pari ish president amerikan që dënohet për një krim penal.

Gjyqi 34 akuza për 130 mije dollarë

Pas diskutimeve dyditore, 12 anëtarët e jurisë e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej. Prokurorët thanë se Trumpi ka falsifikuar të dhëna për të fshehur rimbursimet që ka bërë atëherë për avokatin e tij, Michael Cohen, i cili i kishte paguar aktores Stormy Daniels 130.000 dollarë në javët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016. Në këmbim Daniel nuk do të bënte publike pretendimin e saj se ajo dhe Trump kishin pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë.

Prokurorët e akuzuan Trumpin për pjesëmarrje në një komplot të paligjshëm për të minuar integritetin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe një plan të paligjshëm për të ndalur informacionin negativ, i cili përfshinte fshehjen e një pagese për një aktore të filmave për të rritur. 

CNN shkruan se masa e dënimit për ish presidentin pritet të komunikohet më 11 korrik, pikërisht 4 ditë përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane, e cila është parashikuar të nisë më 15 korrik, ku dhe ai pritet të nominohet edhe zyrtarisht kandidat për president.

Trump rrezikon deri në 4 vite burg, megjithëse për krime të tilla janë parashikuar dhe dënime më të ulëta, gjoba ose liri me kusht.

'Jam i ndershëm'
Vetë Trump, 77 vjeç, është deklaruar i pafajshëm dhe mohuar çdo kontakt seksual me Daniels duke argumentuar se pagesat e kryera ndaj avokatit Cohen ishin përcaktuar saktë në të dhënat e kompanisë, si shpenzime ligjore.

Para jurisë Trump pretendoi se ishte “njeri i ndershëm” dhe se “aktgjykimi i vërtetë do të jepej nga populli më 5 nëntor”, duke iu referuar datës të zgjedhjeve presidenciale dhe pritet të apelojë vendimin.

Vendimi i gjykatës fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:29
FOTO/ Donald Trump fajtor! Shikoni momentin kur juria i lexon vendimin në sallën e gjyqit

Asnjë kamera nuk është lejuar brenda sallës së gjyqit në Nju Jork kur juria lexoi vendimin për ish presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por artistët vizatuan momentin

Juria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të dalë me vendim, e shpalli zotin Trump fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij. Ndërsa lexohej vendimi, ai u duk i ftohtë dhe mbante sytë ulur.

Donald Trump ne gjyq, 30 maj 2024, Foto nga Christine Cornell, CNN

 

 

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 31/05/2024 07:49

    Mosss…ky do i hiqte Non-graten Saliut..

    Përgjigju
  • John: 31/05/2024 03:51

    Demokratet po bejne cmos ta fusin ne burg para zgjedhjeve pasi e din shume mire qe trampi i fiton ato, amerikanet jane lodhur me cmimet e larta dhe rrumpallen e krijuar nga demokratet

    Përgjigju
    • Askushi: 31/05/2024 10:02

      Mos me thuaj që Demokratet janë bërë kamunista. U prish dynjaja.

    • Artan: 31/05/2024 09:33

      Ku e lene Trampin ata ustallaret

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?