Fitorja e mundshme e Donald Trump duket se ka filluar të shkaktojë lëkundjet e para të ekonomisë, pasi rezultatet për triumf përballë Clinton kanë bërë që të tronditet bursa, pasi “Dow Jones” ra me 750 pikë.
 
Aksionet e Tokios kanë rënë gati 5%, ndërsa indekset e Hong Kong dhe Seul respektivisht 3.3% dhe 2.8%, Wall Street ka rënë me 3%.
 
Dollari amerikan ka rënë kundrejt yen-it dhe euros, ndërsa çmimet e naftës kanë rënë më shumë se 4%.


d.b/shqiptarja.com