Donetsk shpall pavarësinë, reagon
OSBE:Kujdes,rrezik për luftë civile

Donetsk shpall pavarësinë, reagon<br />OSBE:Kujdes,rrezik për luftë civile
DONETSK - Ka reaguar OSBE-ja përmes Sekretarit të Përgjithshëm Laberto Zanier, në lidhje me situatën në Ukrainë, duke paralajmëruar rrezikun për fillimin e një lufte civile.

"Ajo që po ndodh në Ukrainë tregon çarje të dukshme ccka tregon ekzistencën e një rreziku potencial për luftë civile. Është e rëndësishme që të krijohet terreni për një marrëveshje ndërkombëtare" tha Zannier, të bindur se

Sekretari i OSBE-së ka shtuar më tej se është e rëndësishme gjetjan e një zgjidhje për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

"Në qoftë se Ukraina nuk ruahet si një urë midis dy kampeve, atëherë ekziston rreziku i një thyerje të territorit ku gjysma do të shkojë për Lindjen dhe gjysma për Perëndimin"

Ndërkaq edhe Daniel Baer, i dërguari i SHBA-së në OSBE, ka dhënë alarmin se ka dëshmi të forta se mijëra trupave ruse janë shumë afër Ukrainës duke e cilësuar pozicionin e tyre jo paqeruajtës.

"Ne kemi prova të forta se ka mijëra forca në kufi në pozicionet e tyre jo normale në kohë paqeje. Ajo që Rusia duhet të bëjë është të marrë hapa për uljen e tensioneve duke qenë se luajnë një rol kryesor në krizën e krijuar.” tha Daniel Baer,

I dërguari amerikan foli pas një takimi urgjent të 57 vendeve anëtare të OSBE të mbledhur për të diskutuar këtë çështje. 

PRO-RUSET SHPALLIN DONETSK TE PAVARUR, KERKOJNE REFERENDUM

Aktivistët pro-rusë kanë shpallur pavarësinë e qytetit të Donetskut nga Ukraina. Gjatë një seance në orën 12:20 me orën lokale, Këshilli i Donbass votoi në mënyrë unanime për të formuar Republikën e Donetskut. 

Këshilli u vetëshpall si i vetmi trup legjitimor në rajon deri sa qytetet e Kharkiv dhe Luhansk të mbajnë një referendum, jo më larg se 11 maji. Ai gjithashtu i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të dërgojë disa trupa paqeruajtëse në rajon për t’u mbrojtur nga Kievi.

Vendimi u mor pas protestave paqësore të nisura ditën e diel por që u përshkallëzuan me zaptimin e ndërtesës lokale qeveritare. Protesta pati dhe në qytetet e Kharkivit dhe Luhansk ku protestuesit kanë marrë armët nga depot brenda ndërtesës, ndërkohë që policia ka bllokuar rrugët hyrëse në këtë qytet.
 
Ndërkaq gjatë një mbledhje emergjente të kabinetit qeveritat, Kryeministri i përkohshëm ukrainas Arseni Jatsenuk fajësoi Rusinë për marrjen e institucioneve qeveriatare nga protestuesit.
“Ky është një plan për të destabilizuar situatën, me qëllim që trupat ruse të kalojnë kufirin për ta pushtuar. Ne këtë nuk do ta lejojmë.” tha Jatsenuk duke shtuar se protestuesit janë shtyrë nga Rusia për të ndërmarrë veprime të tilla.

donetsk
(Në foto protestuesit pro-rusë pasi kanë marrë godinat qeveritare në Donetsk)

Ndërkohë Ministria e Brendshme ukrainase bëri të ditur se një oficer ushtarak ukrainas është vrarë nga trupat ruse në lindje të Krimesë, ndërkohë që një tjetër është rrahur dhe arrestuar. Autoritetet ruse thanë se ushtarët ukrainas kishin pirë dhe u konfliktuan me trupat ruse në një bazë ushtarake ku më parë punonin.

Në Ukrainë aktivistë të Sektorit të Djathtë po mundohen të hyjnë në ndërtesën e Gjykatës Supreme si dhe kanë bllokuar hyrjet e saj duke mos lejuar punonjësit të futen brenda. Rreth 100 aktivistë kanë rrethuar perimetrin dhe kanë ngritur një podium pranë gjykatës.

Tensionet janë në rritje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ku me mijëra ushtarë rusë ende janë të vendosur përgjatë kufirit lindor.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore