Doni një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Doni një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Boronicë

Pavarësisht kujdesit me kremra dhe apo trajtimeve të ndryshme, njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi edhe ushqimeve që konsumojnë.

Sipas ekspertëve shtimi i këtyre ushqimeve në vaktet tuaja jo vetëm bën lëkurën tuaj më të shëndetëshme, por gjithashtu edhe u jep asaj më shumë shkëlqim.

Boronica

Boronicat dhe të gjitha manaferrat janë ndër varietetet e frutave më të pasura me antioksidantë, veçanërisht antocianina, pigmente përgjegjëse për ngjyrën e tyre, kuercetinë dhe mirtilinë, të cilat nxisin qarkullimin duke lehtësuar, para së gjithash, oksigjenimin e lëkurës, thelbësore për nxitjen e qarkullimit të qelizave dhe për të pasur një fytyrë të shndritshme.

Boronicat veprojnë si një antioksidant, për të luftuar dëmet e shkaktuara nga stresi oksidativ dhe plakja e parakohshme.

Bajame
Bajamet ofrojnë edhe acide yndyrore esenciale edhe vitaminë E, të dyja lëndë ushqyese që ndihmojnë në luftimin e plakjes së lëkurës. Ato gjithashtu janë të pasura me magnez, i cili lehtëson qarkullimin dhe oksigjenimin e indeve të lëkurës.

Avokado
Avokado i pasur me acide yndyrore esenciale, kryesisht të pangopura, të cilat janë të ngjashme me yndyrat që përbëjnë filmin natyral hidrolipidik që mbron lëkurën nga agresionet e jashtme si smogu. Gjithashtu siguron acid pantotenik dhe karnitinë, dy substanca të çmuara për shëndetin e epidermës, dhe bakër, një mineral që stimulon prodhimin e elastinës, një proteinë që e mban lëkurën të fortë.

Vezë
Vezët ofrojnë vitaminë A, veçanërisht në të verdhën e verdhë, e cila përshpejton rinovimin e qelizave, duke ruajtur nivelet optimale të hidratimit dhe duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimi oksidativ. Ato janë gjithashtu një burim zinku, një mineral që stimulon sintezën e acidit hialuronik, i cili rrit rezistencën e epidermës dhe ruan shkëlqimin e saj natyral.

Lakër e kuqe
Përmban vitaminën C, e cila stimulon prodhimin e kolagjenit të ri, një proteinë që forcon shtresën hidrolipidike të lëkurës dhe ndihmon në mbrojtjen më të mirë të saj nga inflamacioni. Falë vetive shumë antioksidante, e mban lëkurën të butë dhe të lëmuar, duke e mbrojtur atë nga shfaqja e rrudhave që e lodhin pamjen.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit