Doni të blini një shtëpi në Gjirin e
Lalzit?! "The Telegraph" ka çmimet

Doni të blini një shtëpi në Gjirin e<br />Lalzit?! "The Telegraph" ka çmimet
"Pronat e patundshme në bregdetin shqiptar, thesare të hapur për botën"
 
“Më parë një destinacion për turistët trima dhe të patrembur, por tani ky vend i vogël dhe i bukur më në fund e ka marrë veten nga regjimi komunist dhe ka shumë për të ofruar. Për më shumë se 40 vjet Shqipëria ka qenë një vend totalitar, i mbyllur nga bota e jashtme dhe i fshehur nën sundimin e hekurt të Enver Hoxhës”, kështu e ka filluar artikullin e saj kushtuar pronave të bregdetit shqiptar gazeta britanike “The Telegraph”.
 
“Shqipëria ka 180 ditë diell në vit, kosto të ulët jetese, plazhe ranorë dhe peizazhe të ndërthurur me detaje greko-romane. Qeveria po ndjek një axhendë reformash në aspektin social-ekonomik dhe politik, gjithashtu synon të hyjë në Bashkimin Europian. Banka Botërore i ka mbështetur këto përpjekje dhe i ka dhënë hua Shqipërisë 2,4 bilion dollarë. Çmimet e pronave janë rritur afërsisht me 20% përqind çdo vit, gjatë pesë viteve të fundit dhe pritet të rrite edhe më shumë nëse Shqipëria arrin të futet në BE. Çmimet aktuale janë 50% më të larta se çmimet në Kroaci dhe më të larta se çmimet në disa vende të tregut europian.
Krahasojeni me Rivierën Franceze, ku 1 metër/katror shitet 14,215 euro, ndërsa në bregdetin shqiptar shiten rreth 1,000 euro për metër katror.
 
 Tregu shqiptar është në ndryshim të vazhdueshëm, pak a shumë në tranzicion. Nuk është destinacioni ideal për të patur prona dhe korrupsioni vazhdon të jetë prezent, jo vetëm në sektorin e pasurive të patundshme, por trajtimi i këtij fenomeni është prioritet në axhendën e Qeverisë.
 
Reformat rregullatore përfshijnë regjistrimin online të tokave, kode të reja në ndërtim dhe një program me shtrirje kombëtare për të prishur ndërtesat e paligjshme, që kanë zënë pjesën e bregdetit.
 
Peter Ealshe, drejtor shitjesh dhe marketingu për Gjirin e Lalzit tha: “Me hyrjen në Europë, tregu i pronave po bëhet më transparent, por për të shmangur probleme në procedurën e blerjes, është e udhës të meren këshilla lidhore dhe taksative.”
 
Resorti në Gjirin e Lalzit shtrihet në 20 hektarë tokë e paprekur, pranë Bishtarakës. 40 apartamentet e para nga 100 në total kanë përfunduar me 92% të shitur. Çmimet për apartamentet e mbetura, me një ose dy dhoma gjumi dhe tarraca të mëdha, variojnë nga 65,000 euro deri në 116,000 euro. Nga 29 vila dhe apartamente, 50% janë ende të disponueshme me çmime nga 199,000 euro në 297,000 euro. Vila më e madhe është në total 400 metër katrorë. 23 vila të tjera janë të vendosura 10 përpara dhe 13 mbrapa, në mënyrë të tillë që të kenë pamje nga deti, dhe janë në shitje ende pa u ndërtuar me çmime nga 349,000 euro deri në 499,000 euro.
 
Carolyn Parry, një arkeologe britanike ka vizituar Shqipërinë rregullisht që prej 2007-ës. “Për mua Shqipëria ka gjithçka: panorama të bukura, vende historike, vendas miqësorë, ushqim të mirë dhe verë. Jo vetëm kaq, por kostoja e jetesës është shumë e përballueshme dhe po ashtu kostoja e pronave. Znj. Parry ka blerë një apartament me dy dhoma gjumi tek Gjiri i Lalzit, vend të cilin ajo e konsideron shumë me leverdi për të bërë kërkimet e ti arkeologjike dhe fare pak larg aeroportit të Tiranës. “Procedura e blerjes ishte shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë – shumë më e thjeshtë se një blerje që kam bërë më parë në Itali. Kryeqyteti është më pak se një orë larg me makinë nga Gjiri i Lalzit. “Çmimet e pronave në Tiranë variojnë nga 1,500 euro në 3,000 euro metri katror”, tha Ealshe. Shembulli më i ri i një ndërtimi, është ndërtesa “Ambasador 3”, që ndodhet në qendër, me 155 apartamente nga 95-245 metër katrorë, me vlerë nga 141,000 euro në 450,000 euro. Aty pranë, një apartament më i vjetër me dy dhoma gjumi, dy banja, i mobiluar dhe me tarracë, është në shitje për 250,000 euro”, përfundon shkrimin e tij “The Telegraph”.
gjiri lalzit
gjiri lalzit
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos