Donika Prela kërkesë KLP: Më emëroni në Apel ose në Prokurorinë e Përgjithshme

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila emërimin e ka në Prokurorinë e Durrësit,  i është drejtuar KLP me një kërkesë për tu emëruar në Prokurorinë e Apelit.  Report Tv mëson se në kërkesën e Prelës, kërkohet se nëse nuk ka vend emërimi në Apel do të preferonte një komandim në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kjo kërkesë e depozituar në KLP ende nuk është caktuar dita kur do të shqyrtohet, por mësohet se ka ardhur në kuadër të një konkurrimi normal për një pozicion të ri dhe lidhet me krijimin e organeve të reja në Drejtësi.

Duke qenë se me krijimin e SPAK Krimet e Rënda do shkrihen Prela  (kandidate për SPAK) ka të drejtë të konkurrojë për një pozicion te ri.

Gazetari i Report Tv bën me dije se brenda javës KLP do të ketë në mbledhje ku do të vendos edhe për kërkesën e Prelës. Më shkrirjen e Krimeve të Rënda së paku 30 prokurorë do të mbeten 'pa punë' të cilët ose do të emërohen në prokurori të tjera ose do të transferohen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë