Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i është nënshtruar intervistës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si kandidate për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se Prela ka argumentuar kandidaturën e saj si një dëshirë që vjen pas 18 viteve karrierë si prokurore. Ajo është pyetur edhe për dosjen "Shullazi", sipas së cilës ka bërë lëvizjet e duhura që ky proces mos të dështojë. edhe pse kjo shkaktoi konflikt të brendshëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ndalur tek dosjet 339 dhe 184 Prela ka thënë se aktualisht ka një hetim për nxjerrje të sekretit dhe ajo është në pritje të këtij rezultati.
Sa i përket ankimimit të ONM-së për vettingun që ka kaluar Prela, pyejteve të KLP-s i është përgjigjur me të njëjtat qëndrime që ka mbajtur në KPK duke thënë se as ka fshehur të ardhura, as ka kryer evazion.
-
NUK KE KU SHKON KETE RRADHE DO PERJASHTOHESH NJE HERE E PERGJITHMON NGA SISTEMI I DREJTESISE...
Përgjigju -
Urime znj.Prela mbasi e meriton plotesisht!
Përgjigju











Komente
Komento