Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka komentuar konfirmimin në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, të padrejtë. Manjani është shprehur përmes një postimi se “basti” i vendosur më datë 22 janar, kur Donika Prela doli për herë të parë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, se ajo do ta kalonte vettingun pavarësisht kritikave të përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u fitua. 

Ish-ministri i Drejtësisë thotë më tej se seanca e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit konfirmon se po vijohet t’i jepet dërrma drejtësisë dhe reformës.

Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal! Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela. Vijon t'i jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!

Ylli Manjani, Ish-ministri i Drejtësisë 

Postimi i Ylli Manjanit më datë 22 janar, pasi Donika Prela doli para KPK-së