Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ndryshuar stilin e flokëve, duke debutuar një pamje të re me flokë të krehur pas, në vend të modelit të tij ikonik të mëparshëm.
Ky ndryshim në paraqitjen e tij u vu re teksa Trump ishte në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump në West Palm Beach në Florida.
Shumë komentues në rrjete sociale e përgëzuan për look-in e tij të ri, ndërsa të tjerë e kritikuan për ndryshimin që kishte bërë.
Donald Trump është gati të marrë detyrën si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington.