Një javë më parë një shqiptar 22-vjeçar u deportua në shqipëri nga shteti Italian me dyshimin për ekstremizën.
Brendon Bardhi është shqiptari, i cili shkoi në një kishë me Kuran në dorë dhe i kërkoi priftit ti mundësonte një takim me Papën, pasi autoritetet atje e panë si të dyshimtë pas komenteve të tij në Facebook.
Rrëfimi i plotë i Bardhit:
“Dola në mëngjes nga ora 5, me pak frikë dhe emocion. Ndalova në një kishë, kërkova priftin e saj që të më bënte lidhje me Papën. Në momentin që ky person më pa me Kur’anin mbeti shumë i trembur. Unë i buzëqeshja, ai më shihte me inat. U ndjeva shumë fajtor, edhe pse nuk isha. Mesazhi që doja t’i përcillja Papës ishte që jo të gjithë jemi njësoj, jo të gjithë jemi terroristë”, tregon Bardhi.
Por kjo i kushtoi atij shtrenjtë. Që nga kjo tentativë e muajit shkurt për të takuar Papën, Brendon është mbajtur në burg.
“Në ditën e parë që kam shkelur aty më konsideruan terrorist, që nuk isha. Çdo gjë që thosha nuk merrej për bazë. Unë isha në shtëpinë time, sepse jam italian. Jam një djalë normal, që ka ndihmuar shumë persona. Mundohem t’i ndihmoj e jo t’i vras”, thotë 22-vjeçari.
Bardhi është personi i pestë që brenda pak kohësh dëbohet nga autoritetet italiane për të njëjtin motiv. Ai tani më shumë i frikësohet paragjykimeve dhe kërkon një shans të ketë një jetë normale.
“Kërkoj ndihmë, sepse edhe unë jam njeri i dobët. Më duhet një bazament, të kem një punë që të vazhdoj jetën time”, thotë Bardhi./Top Channel
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com