Flamurtari pëson një tjetër goditje të rëndë në shtëpi, pasi humbi edhe ndaj Tiranës me rezultatin 0-2 duke u fundos me 10 pikë dhe ndarë vendin e fundit me ekipin e Tërbunit në renditje pas 16 javësh.
 
Vendimtar për Tiranën rezultoi Elis Bakaj, që shënoi dy herë për tre pikë që u japin frymëmarrje bardhebluve pas ndeshjeve të fundit.
 
Ndërsa Flamurtari e kishte të pamundur që të reagonte me shumë mungesa, mes tyre edhe e Nexhipit, i cili thuajse është larguar përfundimisht, pasi edhe numri 10 që mbante mbi fanellë tashmë  i ka kaluar Lushtakut.
 



d.b/shqiptarja.com