‘Dopieta’ e Messi-t nderon Barcelonën në derbi, fitore për City-n dhe United

‘Dopieta’ e Messi-t nderon Barcelonën në derbi, fitore për City-n dhe United

Leo Messi gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit

Në “Premier League” si Manchester City ashtu edhe United kanë bërë detyrën duke mposhtur kundërshtarët respektivë. Skuadra e Guardiolës ka mposhtur me shifrat 0-2 Fulham falë golave të Bernardo Silvës dhe Sergio Aguerro-s, ndërsa United i drejtuar nga Solskjaer ka fituar 2-1 kundër Ëatford. “Djalli” realizoi dy herë me Rashford dhe Martial para se miqtë në minutën e 90 të shkurtonin diferencat dhe të vinin në pikëpyetje tre pikët.

Në “La Liga” Barcelona ka likuiduar me rezultatin 2-0 Espanyol-in në derbin katalanas. Në “Camp Nou” skuadra e Valverde-s hasi jo pak vështirësi dhe këtë e tregon edhe goli i pari që erdhi në minutën e 71. Messi ekzekutoi një goditje dënimi me topin që përfundoi në rrjetë pas prekjes  me kokë të futbollistit Sanchez. Në golin e dytë ishte sërisht protagonist ‘pleshti’ argjentinas i cili këtë herë finalizoi pa ndihmës e askujt një asist të Malcom.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën