Dopingu, Ostreni: "Puç!". Testi B
s'ndryshon, Pulaku i përjashtuar!

Dopingu, Ostreni: s'ndryshon, Pulaku i përjashtuar!">
TIRANE -  Kreu i Anti-Dopingut në Shqipëri Mel Ostreni thotë në një intervistë për A1 REPORT se gjasat që testi B të sjellë rezultate të ndryshme nga analiza e parë, janë të pakta. Në këto kushte, Ostreni thotë se fati i peshëngritësit shqiptar Hysen Pulaku është përjashtimi përgjithmonë nga Peshëngritja. Ky vendim i “rreptë” për Pulakun vjen pasi për të nuk është hera e parë që merr substanca të ndaluara.

Hysen Pulaku u radhit i 10-i në kampionatin Botëror në Kazakistan në peshën 85 kilogramë, ndërsa testi A i kryer nga Angjencia Ndërkombëtare e Anti-Dopingut WADA konstatoi prani të substancës së ndaluar stanozolol. Po ashtu, me të njëjtën substancë rezultoi edhe kampioni i Botës Daniel Godelli, i cili rrëmbeu kupën e fitores në stilin e shtytjes në peshën 77 kilogramë.

Nga studio e A1 REPORT, Ostreni foli për një rrezik që i kanoset sportistëve, nga keqbërës sic i quajti ai, të cilët mund t’i kenë dhënë peshëngritësve substancën e ndaluar pa dijeninë e tyre. “Sportisi është i pari që akuzohet, por i fundit që dënohet, pasi rrethohen nga keqbërës që mund të japin lëndë të tilla. Praktikisht, biznes i pisët që dënohet me ligj në Perëndim. Në botë janë kapur mjaft kampionë të mëdhenj”, u shpreh kreu i Agjencisë së Anti-Dopingut në Shqipëri.

Ndërsa sa i përket Godellit, dhe peshëngritëses tjetër që gjithashtu ngriti flamurin shqiptar në Kazakistan, Romela Begaj, Ostreni thotë:  “Danielin dhe Begajn i kam njohur që të rinj, janë shumë të pastër dhe të ndershëm, por kjo në fund më bën të trishtueshëm dhe mosbesues. Testi B ka pak gjasave që të ndryshojë.”
 
Romela Begaj u shpall kampione në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë. Edhe për të analiza A konstatoi prani të stanozololit, ndërsa Begaj, ashtu si dhe Godelli e Pulaku, i është nënshtruar testit B me besimin se ka qenë e pastër gjatë kampionatit.

I ftuar në studion e A1Report, kreu i agjencisë së Anti-Dopingut në Shqipëri, Mel Ostreni

Peshëngritësit a kanë bërë kontroll përpara se të shkonin në Greqi?
Analizat e anti-dopingut përpara se sportistët të shkojnë në një kampionat, nuk bëhen me dëshirë, por me urdhër nga Federata Ndërkombëtare. Njësia e kontrollit në bazë të urdhrit shkon në vendin e stërvitjes dhe bën analizat. 

i ftuari

Sa të shpeshta janë kontrollet dhe a funksionojnë?
Për fat të keq nuk kemi financime nga viti 2012. Gjatë kësaj kohe jemi ndihmuar vetëm nga WADA, sportistët nuk zgjidhen nga ne, por direkt nga Agjencia e Anti-Dopingut. Pasi kërkohet lista për cdo lloj sportist me të gjitha të dhënat, kontrollet mund të bëhen të befasishme. Historia ka treguar se kontrollet janë dy llojesh, jashtë garës ose pas përfundimit të garës. Si rregull merren tre vendet e para të medaljeve.

Cfarë është stanazonoli dhe si mund të merret? 
Stanazonoli prodhohet nga industria farmaceutike, mund të merret në dy lloje, tableta ose injeksione. Mund të merret edhe me anë të ushtrimit. Megjitahtë faji është individual. Nëse trajneri vërtetohet se ka marrë pjesë në dozimin e sportistit, përjashtohet së bashku me atë. Kampionët e botës i rrethon një publicitet i madh dhe janë shumë të rrezikuar.
 
A duhet rregulluat me ligj kontrolli para stërvitjes, medaljes për të shmangur këtë situatë?
Duhet të them se gjendja e rëndë nuk mund të kontrollohet vetëm me doping, pasi mund të kapen ose jo. Si në rastin e Londrës, 2 javë pasi shkuam, njëri nga sportistët rezultoi pozitiv. Gjatë një kontrolli pa lajmërimin në Londër një sportist rezultoi pozitiv. 

A duhen dënuar ata që përdorin doping?
Sportisi është i pari që akuzohet, por i fundit që dënohet, pasi rrethohen nga keqbërës që mund të japin lëndë të tilla. Praktikisht, biznes i pisët që dënohet me ligj në Perëndim. Në botë janë kapur mjaft kampionë të mëdhenj. Hysen Pulaku është i përjashtuar përgjithmonë, pasi e ka përsëritur dy herë përdorimin e substancave. Danielin dhe Begajn i kam njohur që të rinj, janë shumë të pastër dhe të ndershëm, por kjo në fund më bën të trishtueshëm dhe mosbesues. Testi B ka pak gjasave që të ndryshojë.

Cfarë është testi B?
Testi B është pjesë e analizës së urinës që i është marrë sportistit. Nuk ka bërë vaki që testi B të ketë ndryshuar testin A. Mund t’ju them që ky produkt nuk është pjesë e trupit të njeriut, por ilac i marrë nga jashtë. Sportistët duhet të deklarojnë para garës të gjitha substancat e marra. Te sportistët nuk janë gjetur sasi të mëdha, por gjurmë të vogla.

Sa kohë duhet të pastrohet trupi nga substancat e marra?
Varet nga koha që është marrë. Përgjigja e analizave kushton mbi 1000 Euro. Analiza vërteton se cfarë ka marrë sportisti dhe bëhet menjëherë pas garës. Tani duhet parë si është marrë dhe nga kush. Nuk përjashtohet mundësia e dhënies së fshehtë jashtë dijenisë së sportistit. 

KOKSH ka kërkuar që agjencia të jetë pranë këtij institucioni, cfarë mendoni?
Do të ishte jashtëzakonisht e mirë që agjencia të ishte pranë KOKSH, gjetje e saktë, pasi ndihmon lëvizjen olimpike. Në Amerikë dënohet deri në 9 vite burg kush përdor doping, medaljet, paratë nga reklamat dhe gjithçka tjetër i hiqen dhe i kthen. 

Si përfundon kjo histori?
Uroj që kjo histori të mbyllet me sukses. Kam këshilluar bërjen e analizës në një laborator tjetër.
 
Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?