Dorëheqja e Haxhinastos, Berisha:
Rama do të lajë duart,do ike si çeço

Dorëheqja e Haxhinastos, Berisha:<br />Rama do të lajë duart,do ike si çeço
Pas takimit me kongresmenin amerikan Eliot Engel, ish-kryeministri Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto
Sali Berisha deklaron se me largimin e Haxhinastos Edi Rama kërkon të lajë duart si pilati me dështimin e tij total, pasi nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë. 

“Nuk mund të fshehë vjedhjet që ka bërë Edi Rama me largimin e Haxhinastos”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, kryeministri Rama, 2.1 miliardë lekë i çoi në xhepat e tij dhe të hajdutëve. "Rama do largohet si ‘Çeço dhe me një këmbë”, tha Berisha

 “Rama nuk ndërton kurrë Rrugën e Arbrit. Ai nuk po përfundon rrugën Lushnjë-Berat, e cila kishte maksimalisht 6 muaj punë. Ai do largohet si ‘Çeço dhe me një këmbë”, tha Berisha.

"Me dorëheqjen e Haxhinastos, Edi Rama do të laje duart si ponci pilat. Nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë.
2.1 miliardë leke i çoi në xhepat e tij dhe të hajdutëve, me aq leke ne ndertuam vepra madhore. Rruga e Arberit , ne e kishim lenë gati,p rojekti pati probleme teknike para se të fillonte. Kjo çeshtje duhet hetuar
", deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Berisha foli edhe për reformën në drejtësi. Ai deklaroi se Rama bëri çdo përpjekje për të kapur drejtësinë.
 
"Rama beri çdo përpjekje të kape drejtësine ,nuk e arriti me ndryshimet kushtetuese, po bëmë gjithçka ta realizoje me ligjet. Ne do bëjmë gjithçka per te mos e lejuar", tha ish-kryeministri. 

Berisha foli edhe për takimin me kongresmenin amerikan Eliot Engel.
 
Është kongresmeni që i ka përkushtuar më shumë se kushdo tjetër punë dhe dashuri këtij vendi dhe këtij kombi. Isha dhe jam gjithmonë shumë i kënaqur sa herë që e takoj, një mik të madh të çmuar. Ka qenë fat për shqiptarët. Diskutova me të për çdo çështje. Kanabizimin, reformën në drejtësi dhe reformen zgjedhore"

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur