Pas PD ka ardhur dhe reagimi i LSI për dorëheqjen e tetë mjekëve nga Urgjenca e QSUT. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar shëndetësinë falas një mashtrim kriminal të kryeministrit mashtrues.

Në 'Facebook', Vasili shkruan se ky është mashtrimi më i pacipë që iu është bërë shqiptarëve ndonjëherë. Sipas tij, me padije të tmerrshme Rama nuk la budallallëk pa thënë për shëndetësinë, teksa ironizon me të, kur shton se dihet që ai kupton 'shumë' nga mjekësia. 

"Shendetesia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues. Mashtrimi me i pacipe qe shqiptareve ju eshte bere ndonjehere eshte shendetesia falas, qe premtoi me zhurme te madhe ky kryeminister. Me padijen e tmerrshme, tashme te njohur te tij,kryeministri nuk la budallallek pa thene per shendetesine,pasi dihet qe kupton "shume" nga mjeksia. Buxheti per 2018 kaloi dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas por eshte ne ditet e saj me te keqia.

Kryeministri genjeu rende qindra mijra shqiptare. Duhet te iki ai sa me pare. Shendeti i njerezve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokeulje dhe kur nuk kurohet shendeti ky eshte KRIM. Në premtimin e PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017 deklarohet reformë radikale. “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program", shkruan Vasili.

vasili fb
  (Postimi i Petrit Vasilit në facebook)

d.c./shqiptarja.com