Burime për Report TV thonë se Sula është në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Lushnjes.Mësohet se Julian Sula është një biznesmen i zonës, por nuk dihet nëse është i përfshirë në vrasjen e dyfishtë.Julian Sula rezulton mik dhe i afërt me Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zaim Latifit tre ditë më parë në Lushnje.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe s’e ka gjetur. E ka njoftuar policia dhe është vetëdorëzuar në polici. Dyshohet se mund të ketë ndihmuar atentatorët në kryerjen e masakrës tre ditë më parë në Lushnje dhe largimin e tyre nga vendi i ngjarjes.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com



