‘Dora e fshehtë’ e SHBA-ve, publikohen shifrat e vizitave të trupave amerikane në Tajvan! Kina paralajmëron ndalimin e provokimeve

‘Dora e fshehtë’ e SHBA-ve, publikohen shifrat e vizitave të trupave amerikane në Tajvan! Kina paralajmëron ndalimin e provokimeve

Një raport 2 vjeçar i publikuar nga Ministria e mbrojtjes së Tajvanit ka dhënë për herë të parë shifrën e ndërhyrjeve stërvitore të vazhduara amerikane në ishullin autonom. Referuar raportit zbulohet se forcat amerikane kanë qëndruar në ishull për më shumë se një vit. Kjo vizitë është kthyer gjithashtu nga trupat tajvaneze me të njëjtin qëllim, pohoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në raportin e saj.

Sipas raportit dy vjeçar të botuar nga South China Morning Post , rreth 2800 trupa amerikane dhe tajvaneze u përfshinë në 384 programe shkëmbimi midis shtatorit 2019 dhe gushtit 2021. Kjo përfshin 542 personel ushtarak tajvanez që erdhën në SHBA për 175 programe të ndryshme dhe 618 Trupat amerikane që morën pjesë në 107 programe në ishullin e Tajvanit. Raporti gjithashtu vë në dukje se 1,639 personel nga të dyja ushtritë ishin përfshirë në 102 programe të tjera, por nuk deklaroi se ku u zhvilluan ato.

Lajmi, siç pritej shkaktoi zemërim në Pekin dhe këtë e konfirmoi menjëherë presidenti tajvanez Tsai Ing-wen, ku tha se gjatë 5 viteve të pushtetit, ishulli autonom është afruar gjithnjë e më shumë me Uashingtonin.

Pas këtyre raportimeve ka ardhur edhe një deklaratë nga zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes kineze, Tan Kafei, i cili e kundërshtoi totalisht ndërhyrjen amerikane në ‘pjesën integrale të Kinës’.

"Tajvani është një pjesë integrale e Kinës. SHBA ka ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, ka dëmtuar seriozisht sovranitetin territorial të Kinës dhe ka kërcënuar paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. Ne i bëjmë thirrje SHBA-ve që të ndërpresë menjëherë provokimet.", deklaroi Kafei.

Çështja e Tajvanit është një ndër përplasjet më të ashpra të SHBA- ve me Kinën. ‘Grindjet’ shekullore mes dy superfuqive lidhen me mungesën e kompromisit ose krijimin e një kompromisi inekzistent. Më 16 shtator ndërhyrja e SHBA- ve ‘zbarkoi’ deri në detin jugor që Kina pretendon se e posedon që prej vitit 1947. Nuk mjaftoi as ‘dora e fshehtë’ e as ajo publike e shtetit amerikan për të ndalur parimet dhe synimet e republikës Kineze. Si rrjedhojë SHBA krijoi aleancën ‘AUKUS’ në bashkëpunim me Australinë dhe Britaninë. A mjaftoi ky negocim i hapur kundër Kinës? A është Tajvani një justifikim për të ‘ngacmuar’ lëvizjet e palës tjetër? Faktive është që forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë prezente dhe gjithnjë të gatshme për të përhapur influencën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klaudio: 14/11/2021 15:04

    Bravo gazetareve per pyetjet gjithe spec ne fund. Super artikull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë