Dora n'mjaltë!

Dora n'mjaltë!

Momenti kur goditet Albin Kurti

Në fillim të këtij teksti, ju njoftoj se nuk po shkruaj me 'mend' por me 'ndjenja'.

Që nuk jam 'mirë' tregon fakti se sot u knaqa me 'dhunën' ujore që ndodhi në Kuvend!

Por, nuk më mjaftoi!

Çfarë dhune është ajo: spërkatja me ujë të destiluar?

Pa e vaditë me shllaf Bislimin - nuk më flladitet zemra.

Tash e kam të qartë, pse kanë thënë populli 'Ruaju, se të del Hajdar'!

Hajdar i doli Hekuranit, i cili për mua e simbolizon 'filxhanin' e nevojtores sime, sepse sherri i tij (që na e vjedhi trustin bashkë me radikalët serbë) ende nuk e kam renovuar nevojtoren (dhe ashtu siç kam deklaruar publikisht, në shenjë revolte, 'sholjen' e WC-së e quaj Hekuran).

Ndërsa, Albulena i doli në ndihmë fizikisht Hekuranit, Hekurani (nga gëzimi që shpëtoi i gjallë nga pikat e ujit), e përqafoi ngrohtë Rudina Hajdarin.

E Hekurani, duke u mbrojtur nga pikat e ujit të shishes, u habit i ra shuplakë Bislimit.

E përshëndes përzemërsisht shuplakën në fjalë.

Barku sa koshi i Armend Mujës dukej si topi i Mic Sokolit derisa e mbronte Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes së opozitës.

Rrahje për rrahje, bile rrahuni qysh rrihet, e jo, të rrethuar nga dhjetëra truproje të kryeministrit, kishe po rrihemi.

Rrahja ka rregulla.

Ndjeki rregullat.

Skuqja faqen.

Një truproje e kryeministrit e kish gjoksin sa të Pamela Andersonit, e një tjetër e mbronte Albinin nga uji me çadër të mbyllur ngjyrë kumbulle e pjekur.

S'ka truproje nga turpi.

Edi Rama e mbrojti Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes!

Është djalë i ndjeshëm ndaj ujit kryeministri shqiptar, i krijuar në prehërin e Nanos.

Oh, nuk i pëlqen dhuna, anipse ka 'rrahur' gra, ka rrahur shokë, dhe me fjalë s'ka ditë që nuk e rrah minimumi një njeri.

Por, kur lypset të rrihet si mashkull - ëë.

Po të pyetej Edi Rama, shqiptarët ende do ta vizatonin me lara - lara Lirinë.

Liria lyp dhunë, rrahje, gjak, sakrificë,

Liria është çdo gië që nuk është Edi Rama, i cili sikurse Albin Kurti e gjeti lirinë e gatshme! 

P.S. Ishte kënaqësi derisa e shikoje kryeministrin duke e kruar kokën prej zavalli.

Sepse, kur kruhet koka lyp rrehë.

Sot Albin Kurtin e rrahu Mimoza Kusari.

Mimoza boll mirë tregoi në audio-përgjim se kokën e Albin Kurtit e thyejnë sekretet e saj me Milan Radoiçiq.

Albin Kurti tha sot në Kuvend se nga frika prej tij, shoku i Mimozës, kryekrimineli Milan Radoiçiq, ndodhet në një hotel të Kopapnikut...por kishte harruar se Kopaoniku është edhe i Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori