Dorëheqja e Alibeajt/ Meçe:Tregoi lidership! Kalaja: Akt qytetarie, të ripërtërihet PD! Muça: Goditje për Berishën! Valteri: Në 14 maj, më e fituar PL

TIRANË- Dorëheqja e Enkelejd Alibeaj është vlerësuar si akti i duhur nga shumica. Analisti Arben Meçe tha se kjo kohë ka shërbyer për të prodhuar figura që mund të jenë lider të së ardhmes në Partinë Demokratike. Sipas tij, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku janë përjashtuar nga ky proces.

“Tregoi lidership, doli në terren dhe bëri takime në terren. Ndërkohë lidership prodhoi dhe Roland Bejko i cili ishte gati i barabartë me Belind Këllicit dhe u vërtetua që brenda PD ka individë që kur shkëputen nga Berisha, prodhojnë lidership, kemi Collakun, edhe Karabina, që mbante peshën e forcës që përfaqësonte, vlera e këtij procesi ishte që kjo parti arriti që të krijojë individ që të jenë element të besueshëm për lidershipin. Dha dorëheqjen se kërkon që pala humbëse të ndjekë një strategji, humbe dhe duhet të bësh riorganizimin. Nuk kanë kohë të humbasin, jam kryetar nuk jam kryetar. Jorida Tabaku, Gazment Bardhi. janë vetëpërjashtuar nga vazhdimi i mëtejeshëm, që e tregoi qartë se çfarë përfaqësonin”, tha Meçe.

Këtë akt e ka vlerësuar edhe gazetari, Aulon Kalaja, ku vuri theksin se të gjithë funksionarët duhet të dorëhiqen në mënyrë që të ripërtërihet PD dhe e djathta.

“Akt qytetar, duhet ta përqafojmë, unë kam kërkuar që funksionarët të dorëhiqen të gjithë nga Partia Demokratike, nuk e përjashtoj devijimin e votës, por është momenti për të parë nga vetja, nuk mundet që të vazhdojmë me këtë model, të ripërtërihet PD dhe e djathta”, tha Kalaja.

Për ish deputetin, Halit Valteri sa të jetë Meta dhe Berisha, Rama do vijojë të jetë në pushtet.

“Meta dhe Berisha nuk e mundin Edi Ramën dhe PD sot ka 4 këshilltar dhe LSI 13 dhe të gjithë hartën që sot është mavi, demokratët janë detyruar të votojnë LSI duke ju thënë ne të dy mundim Ramën, nuk ka PD zyrtare, e vetmja forcë që ka dalë e fituar është Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi”, u shpreh Valteri.

Ndërkohë, për gazetarin Flogert Muça theksoi se kjo dorëheqje është një tjetër goditje për Sali Berisha.

“I ka dhënë goditje tjetër Berishës në opinionin publik për të thënë ja që unë ndryshoj, që nuk dua karrigen”, tha Muça

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar. Vendimi i tij vjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit kur PD nuk arriti të ishte forcë e parë në asnjë prej 61 bashkive të vendit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 18/05/2023 02:15

    Ne PD do te filloje termeti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale