Dorëheqja e Bashës, Lefter Gështenja: Të gjithë duhet të bëjmë një hap pas! Bashkimi s'vjen duke i treguar muskujt njëri-tjetrit! PD ka nevojë të hapet realisht

Dorëheqja  Bashës duhet të pasohet nga 'hapa pas' nga të gjithë aktorët në PD. Kështu deklaroi deputeti Lefter Gështenja në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu. Ai theksoi se këto veprime nevojiten për hir të bashkimit të demokratëve, duke vënë theksin te nevoja e një tryeze të përbashkët bisedimesh me Grupin e Rithemelimit. Ai u shpreh se zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ishin reflektim për të gjithë dhe se bashkimi nuk vjen duke i treguar muskujt njëri-tjetrit.

"Jo vetëm Basha, por të gjithë ne duhet të bëjmë një hap pas. Hapi pas do të thotë dorëheqja e z.Basha. Të gjithë aktorët në PD duhet të bëjnë një hap pas. Ndiej një keqardhje të madhe për situatën ku ndodhet PD. Në fushatë për zgjedhjet e 6 marsit, hera e parë që kam parë që demokratët i kanë kthyer kurrizin njëri-tjetrit. Unë Bashës nuk i kërkova hap pas për humbjen në 6 mars pasi askush nuk besonte se PD do i fitonte ato zgjedhjet, por për hir të PD kërkohet një reflektim nga të gjithë ne. Për PD është e rëndësishme që të gjitha palët të ulen në një tavolinë dhe të dalin me një strategji të qartë. Nuk jam për negociata sepse për mua janë pazare. Unë jam për dialog mes palëve, të ulemi në një tavolinë dhe të japim ide. Komisioni  Rithemelimit, përfshirë Berishën kanë bërë një hap pas me shtyrjen e datës për mbajtjen e Kuvendit. Duhet të ketë reflektim edhe nga Berisha për të bërë më të mirën për PD. Duhet kohë për të bërë një bashkim real, nuk bëhet për 1 apo dy javë. Në PD është mundësia që të gjithë ne të kontribuojmë, PD ka nevojë të hapet realisht, të hapet për intelektualët. Nuk duhet t'i tregojmë muskujt njëri-tjetrit, në këtë mënyrë krijojmë përçarje. 6 marsi ishte reflektim për të dyja palët", thë Gështenja.

I pyetur nëse duhet të rikandidojë sërish Basha, Gështenja theksoi se kjo e drejtë nuk duhet t'i hiqet askujt dhe se ajo që i duhet PD është pikërisht një hapje e vërtetë.

"Në perceptimin tim, kushdo që humbet zgjedhjet duhet të iki. Unë besoj fort që Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë, të drejtën për të rikandiduar nuk mund tja heqë kush. PD duhet të jetë e hapur për të gjithë ata që kanë kontribuar këto 31 vite. Vota të vendosi se kush do të fitojë. Komisioni  Rithemelimit, përfshirë Berishën kanë bërë një hap pas me shtyrjen e datës për mbajtjen e Kuvendit. Duhet të ketë reflektim edhe nga Berisha për të bërë më të mirën për PD. Duhet kohë për të bërë një bashkim real, nuk bëhet për 1 apo dy javë. Në PD është mundësia që të gjithë ne të kontribuojmë, PD ka nevojë të hapet realisht, të hapet për intelektualët. Nuk duhet t'i tregojmë muskujt njëri-tjetrit, në këtë mënyrë krijojmë përçarje. 6 marsi ishte reflektim për të dyja palët", u shpreh ai.

Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Ndërsa Berisha nga ana tjetër duket më i vendosur se kurrë që të rimarrë sërish drejtimin e PD.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë