-
Kulluri në Report TV: Do kandidoj për kreun e PD-së, 4 pikat për një garë transparente! Berisha s'duhet të marrë pjesë, nuk sjell alternativë
Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Edvin Kulluri tha në Report Tv se ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e ri të partisë. Kulluri ka prezantuar platformën e tij, ndërsa thekson se PD duhet reformuar pasi është drejt shpërbërjes. Sipas tij duhet të bëhen zgjedhje vetëm për kreun e ri, por edhe për anëtarët e Kryesisë, Këshillit, por edhe në degët e partisë.
24 Mars 2022, 19:04 -
Dy standardet postberishiste të Lulzim Bashës
Dorëheqja e Bashës ka shkaktuar kaq shumë hutim në skenën tonë politike në përgjithësi dhe te berishistët në veçanti. Këta të fundit e shikojnë me dyshim dorëheqjen si një truk për t’u rikthyer përsëri në krye të PD-së, a thua se Basha është Berisha. Me një inkoherencë komike berishistët e akuzojnë Bashën se po bën të njëjtën lojë si lideri i tyre Berisha në vitin 2013.
23 Mars 2022, 20:28 -
Mero Baze: Iluzioni i 'bashkimit' dhe e vërteta e poshtërimit
Urrejtja me të cilën kërkohet “bashkimi” mes “Foltores” dhe PD-së së mbetur, është forma më e lartë e një kërkese për përdhunim që është bërë ndonjëherë në publikun shqiptar. Kur dy grupe, apo qoftë dhe dy individë, duan të pajtohen dhe bashkohen, kanë minimumi nevojë për të krijuar një klimë mirëbesimi ndaj njëri- tjetrit dhe pastaj një distancë nga shkaqet që shkaktuan ndarjen.
23 Mars 2022, 20:03 -
Ylli Pata: Pse ndodhi e çfarë do sjellë dorëheqja e Lulzim Bashës?!
Duket e panevojshme që disa mbështetës të gjatë mediatikë të Lulzim Bashës, që i japin dorëheqjes së tij nota “heroike”. Është “akt emancipues” tha një panelist e drejtues medieje, mbështetëse e fortë e ish-kreut të PD-së. E parë sin ë “të nxehtë”, por edhe sot nga një largësi më relative prej dy ditësh, akti i Lulzim Bashës nuk ka asgjë “emancipuese” apo “heroike.
23 Mars 2022, 19:05 -
Dorëheqja e Bashës, Hajdari për Report Tv: Shpresoj të mos jetë hile, Berisha të tërhiqet nga kandidimi! E gatshme t’i bashkohem ekipit për reformimin e PD-së
Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike të mos jetë një hile. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari thotë se është e gatshme të kthehet nga SHBA dhe t’i bashkohet ekipit për reformimin e PD-së, por ajo thekson se nuk pranon nëse bëhet fjalë që në krye të partisë të rikthehet Sali Berisha.
23 Mars 2022, 18:55 -
Dorëheqja e Bashës, Kreshnik Spahiu: Boll me përrallat me negociator për bashkimin e PD, e dimë të gjithë që bëtë sikur u rrahët nga halli i SHBA-së
Negociatat që përflitet se do të nisin për bashkimin e PD dhe grupit të Berishës, për Kreshnik Spahiun janë thjeshtë një teatër pasi si Basha dhe Berisha bën sikur u rrahën me njëri-tjetrin vetëm nga halli i SHBA-së që e shpalli këtë të fundit 'non grata'.
23 Mars 2022, 18:39 -
Kryesia e PD fton zyrtarisht për bisedime grupin e Rithemelimit, ngre ekipin e punës: Foltorja të anulojë Kuvendin e 30 prillit! S'tërhiqet nga kushti për Berishën, Alibeaj: I qëndrojmë vendimeve statutore
Kryesia e Partisë Demokratike, ka ftuar zyrtarisht për bisedime grupin e Sali Berishës, në kuadër të bashkimit të partisë, ndërsa ka ngritur edhe një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve
23 Mars 2022, 15:45 -
Dorëheqja e Bashës, Lefter Gështenja: Të gjithë duhet të bëjmë një hap pas! Bashkimi s'vjen duke i treguar muskujt njëri-tjetrit! PD ka nevojë të hapet realisht
Dorëheqja Bashës duhet të pasohet nga 'hapa pas' nga të gjithë aktorët në PD. Kështu deklaroi deputeti Lefter Gështenja në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu. Ai theksoi se këto veprime nevojiten për hir të bashkimit të demokratëve, duke vënë theksin te nevoja e një tryeze të përbashkët bisedimesh me Grupin e Rithemelimit.
23 Mars 2022, 12:24 -
Frrok Çupi: Fitorja e dytë e Balshajve
Sot për sot, një ditë pas fitores së largimit, Lulzim Basha mund dhe duhet të vendoset në prapaskenën e emrit ‘Balshaj’; nga Balshaj nënkupto Basha. Në fakt, që mbrëmë kur dha dorëheqjen, nuk kaluan as njëzet minuta dhe Bashën e gjetëm të fshehur pas emrit ‘Enkelejd Alibeaj’
23 Mars 2022, 12:08 -
Bamir Topi në Repolitix: Lapsusi i rëndë i Berishës kur garova me Mustafajn për Bashkinë Tiranë në 2000! Largimin e Bashës pa asnjë trofe e parashikova 10 vite më parë! Në krye të PD sërish Berisha
Bamir Topi ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.
22 Mars 2022, 23:12 -
Një ditë pas dorëheqjes së Bashës, Berisha mbledh ‘Rithemelimin’: Po punohet nga të dyja palët për bashkimin e PD-së! Në fletushkën e Alibeajt, Luli u kthye në një ‘plaçkë tregu’
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Sali Berisha ka mbajtur një takim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se Partia Demokratike do të bashkohet dhe po punohet intensivisht për këtë qëllim. Berisha ka komentuar edhe kushtin që vuri grupi parlamentar i PD-së ku i kërkuan atij të bëjë një hap pas. Ish-kryeministri tha se ajo letër e kishte kthyer Bashën në ‘plaçkë tregu’.
22 Mars 2022, 21:11 -
Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku
Kam parë në youtube, që nga e para e deri në mbarim, një bisedë televizive dyorëshe, ku një drejtues emisioni pat ftuar gjashtë veta që rrihnin mendimet për mënyrën më të përshtatshme për të bashkuar demokratët e përçarë në PD. Dhe u tmerrova nga bindja se përpjekjet për bashkimin e partisë, rrezikojnë të përfundojnë në gjakderdhje! Po, po, në gjakderdhje.
22 Mars 2022, 20:44 -
Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ish-nënkryetarja Grida Duma thotë në Report Tv se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit dhe përgjegjësitë i delegonte. SIpas saj, zgjedhjet brenda partisë duhen bërë para atyre vendore dhe jo siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për analistin Alban Dudushi, ikja e Bashës është dorëheqje me kusht.
22 Mars 2022, 19:38 -
Edhe Makiaveli shqiptar, Konica, nuk ka se çfarë t’i bëjë PD-së
Duket se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj dhe është i pari formacion i madh që po shkon drejt zhbërjes në Shqipërinë e pas viteve ‘90, sepse u mbajtën te individi dhe jo tek e ardhmja, tek idetë e të ardhmes.
22 Mars 2022, 19:20 -
Dorëheqja e Bashës, Kadilli në Report Tv: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai 'Foltoret' e tij për të kandiduar sërish për kreun e PD pas zgjedhjeve të 2023
Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 18:09 -
Dorëheqja e Bashës, Skënderi në Report Tv: Ishte lëvizje taktike! Zgjidhja janë zgjedhjet brenda partisë! Dy ekipet e PD po luajnë në fushë vetëm me militantët
Ish-anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi i ftuar në Report TV e cilësoi dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike si një lëvizje taktike.
22 Mars 2022, 13:32