Dorëheqja e Haradinajt/ Bytyçi për Report Tv: Ramushi do të mbahet i arrestuar në Hagë, taksa do të hiqet

I ftuar në studion e lajme të Report Tv, analisti Enver Bytyçi ka analizuar situatën në Kosovë pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj. Bytyçi ka deklaruar se Haradinaj ka bërë një akt qytetar dhe as një kat heroizmi apo viktimizimi.

Më pas Bytyçi ka deklaruar se Haradianj do të mbahet i arrestuar deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme të Kosovës. Kujtojmë se brenda 45 ditëve Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe i takon presidenti Thaçi që të dekretojë një datë për zgjedhjet.

Sipas Bytyçit partia e Haradinajt do të qëndroj në pushtet por ai nuk do të jetë kryeministër. Ndërsa për sa i përket taksës me Serbinë, bytyçi ka komentuar se do të hiqet pas zgjedhjeve.

"Jam i sigurt që do të mbahet i arrestuar deri sa të mbahen zgjedhjet në Kosovë, Me pas  dy muajsh do të lirohet. Ai është shpallur i pafajshëm dy herë. Dhe nuk gjej asnjë lloj arsye që ai të shpallet fajtor që nuk ka aq potencial."

I pyetur për kryeministrin e ardhshëm Bytyçi ka thënë se ai duhet të pëlqehet pikë së pari nga populli i Kosovës.

"Kryeministri pasardhës i Haradinajt duhet të pëlqehet nga qytetarët e Kosovës dhe jo nga Thaçi e Rama"
Haradinaj dëshmoi se nuk vendos interesat e tij para Kosovës... Taksa besoj se do hiqet. Haradinajt i është bërë presion i jashtëzakonshëm. Taksa do hiqet. Është shkaku kryesor i presioneve. Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme nuk do të hiqet deri në përfundimit të zgjedhjeve. Por nëse votat shkojnë për projekte që janë pro ndarjes së kufiri atëherë taksa do të hiqet.
" ka deklaruar Bytyçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 20/07/2019 15:31

    Kam nje pyetje per te gjithe ata qe vazhdojne te mbeshtesin vijen e ashper te Haradinajt ne politiken me Serbine.Doni te keni mbeshtetjen e SHBA apo jo?C'fare mendoni se pavaresine Kosova e fitoje vetem me forcat e saj ushtarake dhe pa ndihmen e NATOS dhe nderhyrjes se drejtperdrejte te SHBA?A e keni menduar ndonje here se po te humbase KOSOVA mbeshtetjen Amerikane, Serbia e pushton Kosoven brenda 24 oreve?Neqoftese Serbia pranon ta njohe si shtet te pavarur Kosoven me kushtin qe te rishikohen kufijte mbi baze te popullsise etnike pra Kosova te marre territore me popullsi shqiptare qe ndodhen nen juridiksionin teritorial te Serbise dhe te jape si shkembim dicka te perafert me ate qe do te marre?Haradinaj me vendosjen e takses bllokoje vazhdimin e bisedimeve qe pa kuptuar favorizonte Serbine qe nuk kerkon mbylljen e simfonie qe te kenaq te dy palet por krijimin e nje statokuoje qe te mund te lodhi politiken Amerikane dhe ate Europiane ne mbeshtetje te Kosoves.Politika eshte shah, po bere nje levizje te gabuar eshte e veshtire ta fusesh lojen ne rrjedhen e duhur,prandaj te qendroni larg sentimentalizmave sepse gabime ne politiken e jashtme sot do te gjenerojne probleme te renda neser per KOSOVEN.Prandaj shikoni pak me larg nga hunda juaj.

    Përgjigju
    • Fr: 21/07/2019 01:23

      Kesaj radhe per koson po te plasi do jet e gjith shqiperia se tani kosova eshte shtet i lir dhe asnje shqiptar nuk ka per ta lejuar une jam i pari qe do vi ne luft per kosoven

    • Mali: 20/07/2019 18:11

      Vertete mund ta pushtoje por nuk eshte e njejta, por tani pushton nje shtet sivran. Le ta provoj por do te shohesh si do te hidhet ne ere i gjithe ballkani. Por kesaj radhe edhe ata serb qe jane ne kosove ose do te mbrojne kosoven ose nuk do ti mbes fara. Nuk e dime akoma kush ka bere levizje te gabuara. I mbetet zhvillimeve politike ta deshmojne. Shkembim territoresh jo por korigjim po???!!! Si ta kuptojme? Ne diplomaci do japesh per te marre. Cfare do japim po nuk dhame teritore? Ky proces kerkon transparence dhe sqarim te opinionit publik kur hidhen opsionet e korigjimit te kufijve. Hiqet taksa? Ska dyshim qe do te hiqet pas zgjedhjeve madhe edhe me pare. Si shtet nuk na duan por si treg te na rjepin si dele po. Kjo eshte llogjika. Ne kosove kemi gjykata speciale per te gjykuar luftetaret dhe viktimat ndersa Serbet me kriminelet e luftes ne krye bejne parada ushtarake. Serbet duhet te civilizohen dhe te shnderrohen ne qytetar te civilizuar pasi ka mbaruar periudha e dyndjeve sllave nga Karpatet. Po ashtu duhet te unifikohet politika e jashteme shqiptare ne qendrime te perbashketa dhe jo me divergjenca. Kur keta nuk bindin dot nje Haradinaj si mund te bindin nje popull?! Amerikaneve u kemi qene dhe u jemi mirnjohes por nuk mund te kemi qendrime vetem Yes Sir. Duhet te kemi nje politike te brendeshme dheluftr korrupsionit te krijom nje administrate publike dhe jo feude, te bejme nje politike te re moderne e perendimore dhe jo politike feudalesh. Kjo eshte zgjidhja. Shikoj qe ke nickname "emigranti" cfare ke mesuar ndonje te re ne ate perendimin tend apo ha buke fli gjume dhe shko me prostituta? Investo jo vetem para por edhe ide. Boyscout kane nje shprehje. Ti ke nje penny une kam nje penny. Ti me jep nje penny une te jap nje penny mbetemi te dy me nje penny. To ke nje ide, une kam nje ide. Ti me jep nje ide dhe une te jap nje ide te dy behemi me dy ide. Mos te rrahim gjoksin sa droge trafikojme ne perendim. Te mos rrahim gjoksin se kemi zevendesuar mafien ruse me ate shqiptaro kosovare ne angli. Por tw sjellim ide te reja per nje shtet te ri dhe perendimor qe zevendesojme republiken autokratike me ate te meritoktracise. E shikon administraten publike qe eshte plot me familjar politikanesh?

  • Arbëri: 20/07/2019 15:15

    Ketu ka gisht tradhëtar dhe serbofili hashim damjanoviq

    Përgjigju
  • Alb Eagle: 20/07/2019 15:05

    Ky matufi flet sikur te ishte sllav jo Shqiptar, Ramush Haradinaj ka dhen per Kosoven ndaj ai e meriton te jet perseri kryeminister i Kosoves

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor