Dorëheqjet e primaret/ Si ndryshon grupi parlamentar i PD, ‘prek’ balancat Berisha-Alibeaj

Betimi i dy deputetëve të rinj të grupit parlamentar të PD, Oriela Nebijajt dhe Petrit Dodës, që zëvendësojnë Grida Dumën e Alfred Rushajn tashmë të tërhequr nga politika, nuk do të jenë ndryshimet e vetme në grupin e deputetëve demokratë.

Lista e ligjvënësve të PD-së, në thuajse gjysmën e mandatit, pritet të ndryshojë në të paktën 3 qarqe të tjera të vendit brenda pak muajsh.

Belind Këlliçi, i zgjedhur me 11 601 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit 2021, tashmë kandidat zyrtar i PD së Berishës për Bashkinë e Tiranës, do të heqë dorë nga mandati i deputetit për t’ia lënë vendin Asllan Dogjanit. Ky i fundit, mandati për të cilin sipas renditjes, ishte thuajse i pamundur pasi u listua i 35-ti, mori 5176 vota preferenciale. Dogjani, konfirmoi për Report Tv se do ta pranojë mandatin e deputetit. 

Për të njëjtën arsye si Belind Këlliçi, mandatin e deputetit e lë në mes edhe Luçiano Boçi, kandidati zyrtar i Berishës për Elbasanin. Më i votuari më 25 prill, me 10 930 vota, do të zëvendësohet nga Qani Xhafa me rreth 4200 vota preferenciale.

Edhe lista e Shkodrës ndryshon. Kandidimi i Zef Hilës në Vaun e Dejës për PD e Berishës bën që ky i fundit të heqë dorë nga mandati duke ia pasuar Ludovik Hasanit, që në zgjedhjet parlamentare mori 3810 vota.

3 zëvendësimet e fundit në grupin parlamentar të PD, pritet të bëhen në mars, kur Këlliçi, Boçi e Hila do të regjistrohen zyrtarisht në KQZ si kandidatë për kryebashkiakë. Por prurjet e reja në grupin parlamentar pritet të ndryshojnë edhe balancat në luftën e shifrave Berisha-Alibeaj, se cilin prej tyre mbështesin më shumë deputetë.

Dukshëm të renditur krah Alibeajt janë Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda. Mes deputetëve të ardhshëm, Asllan Dogjani tashmë është pozicionuar në PD e Berishës, duke u bërë pjesë edhe e proceseve të saj, sic ishin primaret, ndërsa Qani Xhafa dhe Ludovik Hasani, kanë qëndruar neutralë në pozicionimin e luftës së brendshme që ka përfshirë PD që prej shtatorit të vitit të shkuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 13/12/2022 14:10

    Dhe ju mendoni që Berisha para se të kandidojë ato që lënë mandatin, nuk i ka sonduar këto të tre. Hajde menje hajde, akoma shpresat te Alibeaj, shpresoj te fitojë Belindi ne Tironë e ti marri partinë plakut Mere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive