Dorëheqjet e zyrtarëve serbë në veri të Kosovës, Vjosa Osmani zbulon datën kur mund të mbahen zgjedhjet në 4 komuna

Dorëheqjet e zyrtarëve serbë në veri të Kosovës, Vjosa Osmani zbulon datën kur mund të mbahen zgjedhjet në 4 komuna

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se data e diskutuar për zgjedhje në veri të Kosovës, është 18 dhjetori, si më e mundshmja kur mund të mbahen zgjedhje në katër komunat veriore të vendit.

 “Takimi i sotëm, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, dhe të gjitha partitë që janë të regjistruara në regjistrimin e KQZ-së, me seli në komunat ku do të mbahen zgjedhjet, u ftuan sot për të diskutuar datën e zgjedhjeve. Nga të gjitha partitë prezentë, kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, sepse është data e fundit që lejohet”,- është shprehur Osmani, sipas së cilës data e zgjedhur jepte më shumë mundësi për organizim.

Presidentja ka shtuar se një tjetër mundësi ishte edhe data 11 dhjetor. Por kjo pritet të vendoset të nesërmen kur është edhe afati i fundit për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. 

Situata në veri të Kosovës, u tensionua pas dorëheqjeve të zyrtarëve serbë për shkak të vendosmërisë së Kosovës për reciprocitetin e targave që pritet të hyjë në fuqi pas 21 nëntorit. Dorëheqjet e shumta nga ana e policëve serbë, këshilltarëve bashkiakë, gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë shkaktuar mosfunksionim të institucioneve dhe mosmarrje të shërbimeve për qytetarët në veri të Kosovës. Zgjedhje pritet të mbahen në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja