TIRANE-Genta Mezini ka dhënë dorëhqjen nga Këshilli Bashkiak Tiranë. Mezini e ka paraqitur dorëheqjen më 17 maj, ditën kur u shemb edhe Teatri kombëtar, por ajo ka argumentuar se arsyeja lidhet me shkaqe personale. "Nuk i jap llogari askujt" thuhet në e-mail-in e saj.

Genta Mezini fillimisht është zgjedhur këshilltare në këshillin bashkiak Tiranë me LSI-në mandatin 2015-19, por në 2017 pas prishjes së koalicionit, kaloi me PS-në, teksa shprehej se me këtë forcë politike ndihej më e çliruar.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Mezini u zgjodh sërish, këtë herë në siglën e PS-së që iu bashkua pas largimit nga LSI-ja, por në 17 maj dha dorëheqjen.

Emaili i doreheqjes