31-vjeçari fitoi titullin e tij botëror të dielën duke lënë pas me 5 pikë britanikun Lewis Hamilton.
Gjermani që fitoi 9 nga 21 garat e këtij sezoni është tërhequr nga Formula 1 duke u shprehur se tashmë e ka arritur objektivin.
“Unë e ngjita malin tim. Që kur kam qenë i vogël kam ëndërruar të fitoj një botëror. Ia dola , duke punuar fort me dhimbje dhe sakrifica. Tashmë ia arrita të fitoj ” shkruan Rosberg.
Këtë të dielë në Abu Dabi piloti festoi fitoren e tij të parë. “Me zemër e dija se kjo do të ishte gara ime e fundit” përfundon Rosberg.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com