Dorëhiqet këshilltari i Nishanit
"PS orkestroi sulmin ndaj meje"

Dorëhiqet këshilltari i Nishanit<br />
TIRANE - Dorëhiqet këshilltari për mbrojtjen i presidentit të Republikës. Piro Ahmetaj në letrën e dorëheqjes paraqitur kreut te shtetit Bujar Nishani thekson se sulmet e kohëve të fundit nga deputetë të mazhorancës janë hakmarrjen personale dhe devijimim që sipas Ahmetajt drejtohet nga kreu i Komisionit të Sigurisë.
 
Në letrën e tij, gjenerali shprehet se dorëhiqet duke marre përsipër ngarkesën, që qëndrimi i tij në rrjetet sociale mbi shqetësimet profesionale të ushtrisë solli për Presidencën dhe marrëdhënien e presidentit Nishani me mazhorancën qeverisëse. 

Piro Ahmetaj ditë më parë u përfshi në një replikë të ashpër me deputetët e së majtës në komisionin kuvendor të Sigurisë. Debati nisi pas akuzave në Facebook që Ahmetaj bëri ndaj deputetëve duke i cilësuar si trafikantë dhe të lidhur me krimin. Por, këshilltari tashmë i dorëhequr i presidentit u mbrojt duke deklaruar se gjithçka ishte orkestrim dhe se i kishin vjedhur fjalëkalimin në rrjetin social.

Deputetët e mazhorancës reaguan duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ata thanë se vetë Ahmetaj ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Kreu i Komisionit te Sigurise Spartak Braho i publikoi edhe pseudonimin që ishte “Shkodrani”. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open