'Jam i sëmurë, duhet të ruhem nga COVID-i'! Dorëhiqet Varfaj/ Emirjana Sako në krye të bashkisë së Durrësit

TIRANË- Kryebashkiaku i komanduar i Durrësit, Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, ndërsa në vendin e tij është emëruar zv/kryetarja e bashkisë, Emirjana Sako. Lajmi është konfirmuar për Report Tv nga vetë Varfaj i cili ka bërë me dije se shkak ka qenë gjendja e tij shëndetësore jo e mirë, e cila është ndërlikuar për shkak të COVID-19. Varfaj shprehet se për shkak se është sëmurë, i ka kufizuar daljet nga shtëpi, duke ia bërë të pamundur drejtimin e Bashkisë, në një kohë kur sipas tij duhet të ishte prezent gjithë ditën në ndihmë të qytetarëve. "Puna e koronavirusit e ndërlikoi situatën time, unë jam i sëmure dhe duhet të ruhem. Kisha kufizuar vajtjen në punë, në një kohë që bashkia më do prezent gjithë ditën. Kjo ishte zgjidhja më e mirë, që në krye të bashkisë të ishte dikush që është prezent në punë", tha ai.

Varfaj ka ndarë edhe një postim në rrjetin social Facebook. "Sot me dt 23.04.2020, unë Zhuljen Ago Varfaj, me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë Durrës dhe që prej datës 1 dhjetor 2019, i komanduar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës, për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pafavorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.

Do të dëshiroja të falenderoja dhe të vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit, për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtorët e mi përgjatë këtyre viteve në administratën e Bashkisë Durrës,të cilët në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave të qytetarëve të Durrësit", shkruan Varfaj.

Zhyljen Varfaj mori detyrën pas largimit të kryetares së dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako. Kjo e fundit u tërhoq nga ky post pas gafës ku u shpreh se "qeveria është e kënaqur që nga tërmeti pati 51 viktima". Varfaj është marrë me menaxhimin e situatës pas tërmeti dhe me procesin e rindërtimit në Durrës, një nga zonat më të prekura.  Ai ka mbajtur më herët postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe mori kompetencat drejtuese të Bashkisë së Durrësit, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.

Emirjana Sako

Emirjana Sako u zyrtarizua sot nga këshilli bashkiak që u mblodh online. Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Tashmë Sako është kryetare e Bashkisë së Durrësit. Po kështu këshilli bashkiak miratoi edhe disa vendime të tjera që janë:

-Prishja e detyruar e ndërtesave me emërtimin “Qendra Shëndetësore” që mbajnë numrin 15 dhe 17 të listës, të cilat me VKM nr. 295, dt.2.5.2012 kanë kaluar në pronësi të komunës Ishëm(sot Bashkia Durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe se nuk mund të riparohen sipas akt-ekspertizës së thelluar realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, të pronës me nr.15 me vendodhje në fshatin Likmetaj dhe nr.17 me vendodhje në fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, me emërtimin “Qendra Shëndetësore”.

-U miratua në parim prishja e detyruar e 12 ndërtesave pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit.

-U miratua prishja e detyruar e tre ndërtesave pjesë përbërëse të shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori”, që mbajnë nr. 6, 12 dhe 17 të listës, të cilat me VKM nr.297, dt. 28.04.2010 kanë kaluar në pronësi të bashkisë Sukth(sot Bashkia Durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe riparimi mund të jetë shumë i kushtueshëm, sipas aktekspertizës së thelluar realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të tre pronave pjesë përbërëse të shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori” që mbajnë nr. 6, 12 dhe 17 me vendodhje në qendër Sukth, njësia administrative Sukth.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 24/04/2020 07:56

    Qyteti me i madh per popullsi pas Tiranes, por eshte bere per te ardhur keq qe vazhdon te jete nen kthetrat e Dakos. Uroj qe nje dite te clirohet njehere e pergjithmone por kjo dite mund te vije teper vone.

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/04/2020 11:13

    Ky duhet të dekorohetbper vendimin sepse bashkiaket në Shqiperi janë bimbashë të perjetshem me nga 4-5 mandate. Nuk e dinë fjalen terheqje me vetedije nga detyra. Shqiptarin duhete ta heqesh me force prej detyres se ndryshe bën hatanë.

    Përgjigju
    • Gjeço: 23/04/2020 12:14

      E or kafshe me së e vertete, shqiptari po qe se eshte në detyre dhe mirë nga shendeti nuk e njeh fjalen dorheqje. Ka deshire të rrije në karrige tere jeten. Doreheqja eshte pjese e zyrtareve të shteteve të bera qe kane vetedije. Shqiptarit po i dhe pushtet e mban me çdo kusht qe të vjedhe kurse europianet e kanë në formim të tyre doreheqjen. Vetem po të jetë i semure mundet qe shqiptari të japë doreheqjen. Shiko gjith politikanët tanë, dikur ishin shokë të Partise, tani “zoterinj”. Pastaj siç thua për bashkiake të cilet janë dhe fshatarë meqenese Shqiperia eshte vend me popullsi fshati dhe, imagjino dhe krijetare komunash apo krijepleq të gjithë barinj fshatarë qe mbajne me force postin e tyre dhe në shumicen e rasteve këto poste I kanë rrembyer. Ja, ky eshte vendi yne.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë