Dorëhiqet Vasili: Kryemadhi
kandidate për kryetare të LSI

Dorëhiqet Vasili: Kryemadhi<br />kandidate për kryetare të LSI
Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së kryesisë së partisë këtë të enjte, ku është bërë analiza e rezultatit zgjedhor, ku LSI arriti të marrë 19 mandate në Kuvendin e Shqipërisë dhe një rritje prej 30 mijë votash në krahasim me 4 vite më parë.

Kryetarja e partisë që për 12 vjet drejtoi Ilir Meta, do të jetë sipas statutit bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi që aktualisht mban postin e zv/kryetares.

Në vend të saj me ngritje në detyrë, do të emërohet Luan Rama. Ndërsa si nënkryetar i dytë do jetë Erisa Xhixho. Këto vendime të kryesisë do të miratohen në Konventën zgjedhore të mërkurën e javës së ardhshme në orën 12.

Ikën Vasili, vjen Kryemadhi
Ka qenë vetë Pertit Vasili i cili përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, njoftoi fillimisht dorëheqjen, ndërsa gjatë një konference për shtyp komunikoi zyrtarisht vendimin.

Vasili tha se i ka propozuar kryesisë së LSI emrin e Monika Kryemadhit për kryetare të kësaj force politike, gjatë Konventës zgjedhore që pritet të mblidhet të mërkurën e ardhshme. 

"LSI u rrit më shumë se çdo forcë tjetër politike në këto zgjedhje", tha Vasili ndërsa ngriti shqetësimin se votat u blenë edhe në këto zgjedhje. Ai tha se LSI do denoncojë me prova dhe fakte konkrete deformimin e procesit zgjedhor të 25 qershorit.

"Do dokumentojmë me dhjetëra fakte deformimin e votës, nëpërmjet aktivizimit të bandave të bëra njësh me policinë e shtetit, një fenomen i turpshëm i cili falë edhe deklaratave zhbëri rolin e policisë, por që qytetarët do ta rivendosin përmes një opozite të fortë", tha ai. 

"Kryesia e LSI analizoi këtë pozicion të ri dhe vendosi të përvijojë me intensitet puna e nisur që është raportuar gjerësisht me faktorin ndërkombëtar dhe do vazhdojë për të dokumentuar me dhjetëra fakte, foto video, dëshmi strategjinë e pashembullt të deformimit të votës, nëpërmjet aktivizimit të bandave të bëra njësh me Policinë e Shtetit, që falë edhe deklaratave të kryeministrit zhbëri edhe rolin e Policisë, gjithashtu vendosi edhe mënyrën e ristrukturimit të LSI në opozitë, pasi fronti është i gjerë është moment historik për LSI se elektorati i ka ngarkuar një përgjegjësi të madhe për ti dhënë më në fund Shqipërisë një opozitë.
 
Se Shqipëria për 4 vite s’ka pasur opozitë dhe kjo ka ndikuar edhe në thellimin e një qeverisje që rrëshqiti në humnerën e manipulimit të zgjedhjeve.

Ky rol i ri kërkon energji të reja, intensitet shumë më të lartë se më parë.
 
Ndaj, në këtë funksion, personalisht kam vendosur të paraqes dorëheqjen si kryetari i LSI dhe ia kam propozuar kryesisë dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI që është një grup me detyra dhe përgjegjësi të mëdha dhe të reja, njëherazi fronti tjetër i madh i shtrirë në tërë territorin ku mijëra shqiptarë presin përgjigje të mëdha, për t’i dhënë përgjigje një 20% pakice.
 
Në funksion të dinamizmit të ri të partisë, i propozoj kryesisë së LSI zonjën Monika Kryemadhi si kandidate, bazuar jo thjesht si zv/kryetare por në radhë të parë për kualitetin politik të njohur nga publiku shqiptar, që është lidhur me qytetarin e asnjë interes tjetër dhe kualitetin organizativ dhe dinamizmin e këtij dimensioni që ajo e reflekton si askush tjetër në politiken shqiptare.
 
Ka qenë një politikane aktive që s’është bërë pjesë në asnjë rast e asnjë ekzekutivi dhe ruan urën lidhëse mes qytetarit dhe pushtetit”
u shpreh Vasili.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike