'Dorështriri' Lulzim, dhe një provokim ndaj SHBA në kuvendin e turpit

'Dorështriri' Lulzim, dhe një provokim ndaj SHBA në kuvendin e turpit

Lulzim Basha

Kjo ishte Partia Demokratike, për ata që besonin se diçka do të ndryshonte. Ishte ajo ç’ka pritej, pamë dhe dëgjuam në kuvendin e saj. E veçanta e atij kuvendi, ishte provokimi i hapur ndaj SHBA-ve, me hyrjen në sallë si “triumfator” i Sali Berishës. Ishte “mot a mot”, si Konferenca e Tiranës.

Por le të kthehemi tek Lulzimi dhe kuvendi i tij. E kishte pergatitur gjithçka deri në detaje, ashtu siç bëri edhe Enver Hoxha, kur erdhi me urgjencë nga Vlora në konferencën e Tiranës dhe bëri “copë” kundërshtarët, duke mos u marrë aspak me problemet e tij. Kjo ka ndodhur edhe me Lulzimin.Përgjatë fjalimit, ai akuzoi Edi Ramën, akuzoi qeverisjen e tij se “bleu vota, përdori bandat” dhe se “fitorja ishte e Partisë Demokratike, paçka se e çertifikoi BE, OSBE, SHBA, dhe KQZ”.

Nga fillimi deri në fund, fjalimi i Bashës ngjasonte me sulmet që dikur bënte Enver Hoxha ndaj “reaksionit të brëndshëm dhe armiqve të partisë”,duke paralajmëruar spastrimet,  dhe harruar shkakun e pasojave që po kalonte vendi. Partia Demokratike mbajti mes vapës kuvendin e saj, për të mbuluar dhe groposur përfundimisht shkaqet dhe fajet e autorit të humbjes së zgjedhjeve. Lulzim Basha e kishte llogaritur deri në imtësi, gjithçka do të ndodhte brënda sallës ku mbajti kuvendin. Lista e gjatë me emra servilësh që do ti thurrnin lavde kryetarit “qëndrestar” (dhe vetëm një zë i mekur i Markut që doli kundër) dhe do të akuzonin Edi Ramën si “shkakun e vetëm të humbjes”.

Edi Paloka tha se “fitoren na e vodhi Edi Rama, se në Durrës fitoi Partia Demokratike, se bandat e Gjyshit dhe Çyrbes na vodhën votat”, por e harroi se dega e Partisë Demokratike në qytetin bregdetar,nuk ka sot as 15 per qind të anëtarëve që ka patur në 2013. Ata janë larguar, janë zhgënjyer, janë flakur nga rradhët e partisë, ndërkohë që prej 5 vitesh grinden tre “kryetarë” për postin e pavotuar. Por pavarsisht kësaj, Paloka foli e foli, dhe vetëm me Edi Ramën e kishte ndërtuar gjithë fjalimin e tij.

Asnjë analizë të thelluar mbi humbjen në zgjedhje, asnjë të akuzuar nga partia, por veç lëvdata për Lulzimin. Më qesharak ishte fjalimi  Edmond Spahos, kur në fjalimin e tij nisi të akuzonte LSI-në për rezultatin e marrë në Korçë, dhe kështu me rradhë për Bardhi për Elbasanin,  apo dhe Leskaj për Vlorën, etj. Asnjë ndjesë publike mbi vrasjen e Elbasanit, mbi grupet paramilitare, mbi incidentet në dhjetra qendra votimi me njerëzit e armatosur, mbi incidentet e shkaktuara gjatë fushatës në mitingjet e paligjshme, etj. Gjithë kuvendi ishte  ndërtuar mbi akuza ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit, dhe ngritja në “hava” e rolit të kryetarit Basha. Ishte sa qesharake, aq edhe e turpshme, tek dëgjoje Grida Dumën, tek deklaronte se “vërtetë humbëm zgjedhjet , por dolëm më të fortë dhe më të bashkuar”.

Kjo  është Partia Demokratike sot, që nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike të 30 viteve më parë. Asgjë nuk e bashkon Lulzim Bashën me dhjetoristët e ‘90, me idealet  dhe me sakrificat e tyre. Asgjë nuk e bashkon Gazin, Ervinin, Gridën, me soj dhe sorrollop që ka mbledhur sot Basha, me themeluesit e asaj partie, që u larguan me dajak nga Sali Berisha.Kjo po ndodh edhe sot me benieminin e tij Lulzim Basha.Një tufë të korruptuarish, dhe të akuzuarish,emra të cilët kanë nisur të jenë subjekt i SPAK dhe diskutimit nga DASH për tu shpallur “non-grata” në SHBA, mblidhen dhe  mbajnë kuvendin e tyre në Tiranë, duke  shpresuar se sfidojnë drejtësinë e re në Shqipëri, por tërthorazi edhe Departamendin Amerikan të Shtetit me praninë e Sali Berishës në sallë.

Ajo parti nuk është dhe nuk do të ndahet nga e shkuara, sepse ajo është fidanishte e të keqes. Një “dorë e shtrirë” nga një kryetar i pavotuar nga anëtarësia, është kulmi i cinizmit  dhe arrogancës ndaj vlerave të një force politike, të cilën e ka kthyer tashmë në çiflik të familjes tij.Kuvendi i PD, u tregoi  edhe njëherë demokratëve të mbetur por edhe shqiptarëve, se atë parti të lodhur, nuk e ka lidhur dhe nuk e lidh asgjë me të djathtën, me lirinë dhe demokracinë. Ajo është parti e të majtës rradikale dhe maskëçjerrë, e destinuar të shuhet si forcë politike, deri në rithemelimin nga një brez tjetër i një partie të vërtetë me ideale demokratike, sipas modelit të demokracisë amerikane.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulush: 18/07/2021 16:47

    Lulush bibilush haj nonje koqe rrush

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/07/2021 13:31

    Lulushi dhe Rama janë bashk…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë