DIBËR/ Partia Socialiste fiton edhe në Dibër, Rrahim Spahiu kryeson bindshëm! Me pak vota më shumë Berisha mund Bashën! 1 kuti votimi dërgohet për numërim në KQZ

Partia Socialiste ka fituar bashkinë e 4 në zgjedhjet e pjeshme vendore që u mbajtën me 6 Mars. Rrahim Spahiu, kandidat i Partisë Socialiste është zgjedhur kryetar bashkisë në Dibër, ku ka fituar bindshëm përballë tre rivalëve të tij në këto zgjedhje.

Spahiu ka marrrë 13995 vota, ose 61%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 4478 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 29% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 4437 vota, ose 19%. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 20%. Ndërsa kandidati i Partisë Lëvizja e Re- LRE, Dritan Torba ka fituar 99 vota, ose 0.43%. Dibra ishte qarku me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e 6 marsit me 42.33%.

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë, Rahim Spahiu, falenderoi dibranët për mbështetjet që i dhanë.

'Faleminderit të gjithë dibranëve që më dhanë mundësinë që të jem shërbëtori i të gjithë dibranëve. '- tha Spahiu.

Por kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë', Premtim Kryemadhi i cili u rendit i dyti, tha se kjo është një maskaradë elektorale e Partisë Socialiste.

'Përfundoi edhe një maskaradë elektorale. Kemi një proces ku ministra të qeverisë numërojnë vota. Drejtorë të ministrisë vijnë dhe numërojnë vota. Manja dhe Balluku kanë qenë të instaluar në dibër, megjithëse duhet të ishin në zyra dhe në punë. Gjithë arsenali i pushtetit u vu në dispozicion të kësaj fushate elektorale. Kemi një kandidat të PS-së që ka marrë 14 mijë vota dhe se kam parë të bëjë asnjuë prononcim publik. Megjithatë ai ka sot 14 mijë vota të qytetarëve dibranë, por ky nuk është vullneti i dibranëve.'- tha Kryemadhi.

1 kuti votimi e KZAZ 19 me numër 1175 që i përket Fushë Çidhnës në Dibër, është dërguar për t'u numëruar në KQZ, pasi ka rezultuar e dëmtuar, sepse kishte një çarje të madhe. Kutia e dëmtuar ka 195 vota brenda që do të shqyrtohet në KQZ.  Komisionerët pretendojnë se kutia është çarë gjatë transportit. Kutia e votimit nuk është hapur në KZAZ, por me procesverbal është dërguar drejt KQZ në Tiranë, ku pritet të marrë një vendim.


Lajmi kryesor:

PS fiton në 5 Bashki (Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër)! Berisha merr Shkodrën, Basha humbje historike, del forcë e tretë! Socialistët rritje krahasuar me 2021


B.K./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja