VLORE- Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës Andon Mëhillaj, i dyshuar si njëri prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj.

Lajmi u dha fillimisht nga gazetari i A1 Report Armand Xhelili i cili informoi se Mëhillaj ishte paraqitur në ambientet e policisë së Vlorës rreth orës 09:30 minuta pas negociatave të familjarëve.

Më pas avokati mbrojtës Edmond Dëmaj saktësoi se kishim të bënim jo me një vetëdorëzim nga frika por vullnetar me qëllim që Mëhillaj të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me këto akuza si dhe për t'u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij

"Nuk është dorëzim nga frika por  i ndërgjegjshëm. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për t’u mbrojtur sa më mirë dhe për t’u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij.  E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp është vrasja e Sokol Veizit. Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur me Sinanaj. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen dhe nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të tjera siç është thënë nga shtypi," u shpreh avokati.

Avokati mbrojtjës pranon se ka pasur njohje mes Sinanajt dhe Mëhillajt, por ka pasur edhe një periudhë kohe me sherre mes njëri tjetrit, madje ky i fundit është ndjerë edhe i kërcënuar. Ai është vetëdorëzuar pasi kishte siguruar familjen e tij, të përbërë nga gruaja e 2 fëmijët ndërsa negociatat e dorëzimit kanë zgjatur vetëm 24 orë.

Aktualisht në pranga si persona të dyshuar si anëtarë të bandës së tritolit janë Ndriçim Gjokona, Julian Sinanaj, Marjon Mitro, Andon Mëhillaj në kërkim është vetëm Genis Mëhillaj.

ORA 12: 00 ANDON MEHILLAJ TRANSFEROHET NE TIRANE
Andon Mëhillaj mbërrin në drejtorinë e policisë së Tiranës. Ishte shoqëruar nga oficerët e policisë së Vlorës. Gazetari Arsen Rusta informon se Mëhillah është transferuar në Tiranë me një makinë civile me qëllim shmangien e çdo rreziku.



andon mëhillaj tirane
(Në foto: Andon Mëhillaj duke u futur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës)

ORA 10:24 AVOKATI: ANDON MËHILLAJ ISHTE FSHEHUR  NË VLORË .
“”Ka qenë në Vlorë sepse kisha kontaktuar me të edhe me telefon. Këmbëngulja për tu vetëzorëzuar ka qenë e tij por e ka shtyrë pasi fillimisht donte të siguronte familjen. Është një vetëdorëzim vullnetar. Bile është vonuar derisa të rregullonte familjarët e e tij. Ka lënë jashtë gruan dhe fëmijët e tij. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për të mbrojtur sa më mirë dhe për tu përballur me ata që por ai po përkeqësojnë. Andoni ka qëndruar në Vlorë gjatë kësaj kohe. Nuk është dorëzim nga frika por i ndërgjegjshëm. ”, tregoi avokati Dëmaj.



AVOKATI: LIDHJA ME SINANAJ VETËM NË VRASJEN E SOKOL VEIZIT
 Avokati mbrojtjës deklaron se Mëhillaj ka pasur lidhje me Sinanaj vetëm për vrasjen e Sokol Veizit por mohon të ketë qenë porositësi i vrasjes. Madje shton se pozicioni i tij në lidhje me këtë vrasje është rënduar nga shtypi.

“Ka pasur njohje por jo të asaj shkalle që ka pretenduar Julian Sinajaj nga ata që janë hedhur në shtyp. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për t’u mbrojtur sa më mirë dhe për t’u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij.  Ekziston një lidhje por do t'i japim detajet gjatë hetimit. E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje, por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp, është vrasja e Sokol Veizit. Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen dhe nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të tjera siç është thënë nga shtypi," tha avokati.

AVOKATI: ANDONI KA QENE I PERNDJEKUR NGA SINANAJ
“Ka pasur një periudhë kohë që janë zënë dhe Andoni ka qenë nën kërcënimin e Julianit. Bëhet fjalë për një ngjarje para dy vjetësh. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur ngjarje të tilla mes tyre mes të cilat Andoni ka qenë i përndjekur nga Juliani”, ka shtuar në fjalën e tij avokati Edmond Dëmaj.

edmond dema me logo
(Në foto: Avokati i Andon Mëhillaj, Edmond Dëmaj)

AVOKATI: MEDIA RENDOI PA TE DREJTE POZICIONIN E MEHILLAJT
”Media ka pasur sulm të egër ndaj tij. Është rënduar pa të drejtë nga ana e shtypit pozicioni i Andonit. Wshtë quajtur si sekser, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë dhe nuk ka ldhje me botën e krimit. Ai është vetëm babai i dy fëmijëve. Eshtë dëmtuar reputacioni i familjes," u shpreh avokati.

NEGOCIATAT 24 ORESHE PER T'U DORËZUAR
“Negociatat e dortëzimit kanë qënë shumë të shpejta. Dje apsdirte më ka marrë në telefon e më tha e kam vendosur do dorëzohem sigurova familjen.  U thirrën punonjës të policisë nëndrejtori i Policisë së Vlorës dhe mbajtëm një procesverbal për të treguar që Andoni u dorëzua për të dhënë dhe ndihmën e tij për zbardhjen e kësaj ngjarje,” u shpreh avokati duke shtuar se masa e paraburgimit të tij do të shqyrtohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

ORA 09:41 VETEDOREZOHET NDERMJETESI I ATENTATEVE, ANDON MEHILLAJ
Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës Andon Mëhillaj, i dyshuar si njëri prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj.

“Pas negociatave të familjarëve ka pranuar të vetëdorëzohet për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat si pjesëtar i bandës së tritolit por dhe si  një prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj."- informoi gazetari ynë nga Vlora.

Më 10 shkurt në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt u vendos një sasi eksplozivi. Shpërthimi në oborrin e banesës së banesës së Andon Mëhillaj u shënua mesnatën e së dielës në lagjen 28 nëntori në Vlorë, por nuk pati të lënduar sepse familjarët e Mëhillajt janë larguar nga banesa në kohën kur ceshtja e bandës së tritolit u bë publike dhe kushurinjtë Mëhillaj u shpallën në kërkim.

Më 11 shkurt 2014, Andon Mëhillaj së bashku me kushëririn e tij Genis Mëhillaj u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Fotot me të dhënat e tyre u vendosën në faqen zyrtare të Interpolit, me shënimin si persona të cilët kanë financuar dhe kryer akte terroriste.
 
Pak ditë më parë policia shqiptare publikoi fotot e tyre, si dhe vendosi një shpërblim prej 10.000 euro për këdo që do të informonte mbi vendndodhjen e tyre.

Në njoftimin për shtyp të 29 janarit 2014 policia deklaroi se nga veprimet hetimore proceduriale të kryera ka rezultuar se Ndriçim Gjokona, Julian Sinanaj, Marjon Mitro, Andon Mëhillaj dhe Genis Mëhillaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat:

1. Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës;

2. Vrasja e shtetasit Agron Çela, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.

3. Vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.

4. Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.

5. Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.

6. Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013"