Dorëzohet Erdogan, liron pastorin amerikan të akuzuar për lidhje me terrorizmin

Dorëzohet Erdogan, liron pastorin amerikan të akuzuar për lidhje me terrorizmin

Presidenti turk, Erdogan

TURQI - Gjykata turke do të lirojë pastorin amerikan Andrew Brunson, që ishte akuzuar për lidhje terrorizmi. Prangosja e pastorit acaroi edhe më shumë raportet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Duket se shteti turk është dorëzuar nga ky rast dhe pritet që së shpejti të bëjë lirimin e Brunson nga burgu në mënyrë që të mos tensionojë edhe më shumë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ky cenim raportesh, shteti turk u ndesh me sanksione të forta ekonomike nga SHBA-të, çka çoi në zhvlerësimin e monedhës vendase, lirës turke, përballe dollarit amerikan. Turqia vuan ende pasojat ekonomike të kësaj përplasje disamujore me SHBA, që prej prangosjes së pastorit Andrew Brunson. Uashingtoni akuzoi Erdoganin për prirje dikatoriale, pasi po çonte në burg të gjithë kundërshtarët e tij, përfshirë edhe shtetasit e huaj që jetojnë në Turqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Donald Trump përshëndet lirimin e pastorit amerikan nga Turqia

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se mendimet dhe lutjet e tij janë me pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili u la i lirë sot nga drejtësia turke. “Shpresojmë që ai të vijë shëndoshë e mirë në shtëpi”, shkruan Trump në Twitter.

Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin shtëpiak dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u arrestua dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 13/10/2018 05:02

    plaku Mere, ka degjeneruar ne tru, nga nje lider eshte kthyer ne nje diktator. i genjen mendja se ka armatim me mbyt boten. keta te rrjedhur do prerfundojne te kujtohen vetem si gjakpires e perdorues te religjionit vetem prr inreseat e tyre. Populli nuk ka cben, i beson. injoranca nuk eshte krim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen