Dorëzohet Mëhillaj, 4 ditë
pas vendosjes së C4 në shtëpi

Dorëzohet Mëhillaj, 4 ditë<br />pas vendosjes së C4 në shtëpi
TIRANE- Tre javë pasi është shpallur në kërkim policor dhe katër ditë pasi në banesën e tij në Vlorë, ju vendos një sasi eksplozivi në shenjë hakmarje, është vetëdorëzuar në prokurorinë e Vlorës Andon Mëhillaj. Sipas dy të penduarve Julian Sinanaj dhe Ndricim Gjokonës, Andon dhe Genis Mëhillaj, janë personat që porosinin dhe paguanin për vrasjet me pagesë.

Vetëdorëzimi i Mëhillajt është bërë në orën 09:30 të mëngjesit të djeshëm, ku së bashku em avokatin e tij mbrojtës, Edmond Demaj, dhe një anëtar të familjes së tij, super i kërkuari nga policia e Shtetit, ka shkuar me këmbët e tij në zyrën e prokurorit të Vlorës Kosta Beluri.

Ky i fundit ka qënë në dijeni të kësaj vizite, ku mësohet se e ka pritur Mëhillajn në zyrë, së bashku me nëndrejtorin e policisë së Vlorës. Andoni Mëhillaj në momentin e dorëzimit ka qënë shumë i qetë, dhe se ka deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me çdo akuzë që i është ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

NEGOCIATAT
Pas vendosjes së tritolit ditën e dielë në banesën e Andon Mëhillajt në Vlorë, familjarët siç duket e kanë ndjerë seriozisht kërcënimin nga grupet rivale dhe të afërmit, duke filluar të mendojnë për hyrjen në negociata me policinë dhe prokurorinë. Pas “shoshitjes” mirë të problemit, është autorizuar avokati i familjes Edmond Demaj, i cili mësohet se takimin e parë e ka kryer me kryeprokurorin e Vlorës, Kosta Beluri. Ky i fundit një ish-drejtues për vite me rradhe i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka marrë kontakte dhe me kolegët e tij në Tiranë dhe nëndrejtorin e policisë në Vlorë.

Negocitata kanë zgjatur tre ditë, ku kushti i parë i Andon Mëhillajt ka qënë garancia për sigurinë e familjes dhe dy fëmijëve të tij, të mitur. Mëhillaj ka pranuar të vetëdorëzohet, pasi është i bindur se ka prova, që do arrijnë të kundërshtojnë thëniet e bashkëpuntorit të drejtësisë Julian Sinanaj. Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria i ka shprehur gjatë negociatave gadishmërinë për verifikim e plotë dhe të drejtë të pozicionit të tij, në këtë histori vrasjesh seriale me pagesë.

NDJEKJA E MEDIAVE
Gjatë këtyre tre javëve që Andon Mëhillaj i fshihej policisë, ka qëndruar i ngulur para televizioneve dhe ka lexuar çdo shkrim gazete, që bënte fjalë për kërkimet e policisë dhe rolin e tij në disa ngjarje të rënda kriminale. Nga media ai ka mësuar deklarimet e Gjokonës dhe Sinanaj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilët e kanë etiketuar si drejtuesin e grupit kriminal që kryente vrasje me pagesë, ku shpesh herë përdorte tritol C4.

Mëhillaj, ka qënë i informuar çdo ditë për çfarë thuhej për të dhe kushëririn e tij Genis Mëhillaj, i cili sot e kësaj dite vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit. Pritet që ditën e shtunë, Andon Mëhillaj të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të përballet me 6 akuza të rënda.

10 MIJE EUROT
Policia e Shtetit vuri në dispozicion një shumë financiare prej 10 mijë euro në shërbim të çdo informatory që tregonte vendndodhjen e Andon Mëhillajt.

Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat

Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat