FARKË- Me batuta është shoqëruar takimi i kryeministrit Edi Rama me familjen Qordja në Farkë. Kjo familje me katër kurora ka përfituar 4 shtëpi të ndara, që për kryeministrin Edi Rama është tregues i premtimit të mbajtur.
Rama: Hë e mbajtëm fjalën
Kryefamiljari, kreu i PD-së në Farkë: Po çuditërisht po (të qeshura nga të gjithë)
Teksa po shikonin shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, një prej anëtarëve të familjes Qordja vlerësoi punën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por Rama nuk ia kurseu përgjigjen.
Qytetari: Erion Veliajn e ke të fortë!
Rama: Po ç'e pyet
Kryeministri Rama u ul të bisedonte me anëtarët e kësaj familje në oborrin ende të pa përfunduar, që ua la detyrë djemve të shtëpisë. Në atë moment, kuptoi që maskën me logon e PS e kishte mbrapsht. Edhe këtu pati të qeshura.
Rama: Po pse s'the që e kam vënë PS te maksa mbapsht apo kshu e do ti
Qytetari: Unë s'e dija që ishte e PS-së ajo,
Kryeministri ironizoi Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kryetaren e kësaj force politike Monika Kryemadhin. ‘Në këtë pikë, ne socialistët dhe ju demokratët kemi të njëjtin hall me këta të tiganit, na bashkon halli. O juve o neve, na qepen me tigan në dorë dhe duan peshk.’ shprehet Rama, ndërsa e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Kryemadhit. ‘Te tigani i shqiptarëve do digjet ai’ u shpreh kryetarja e Lsi gjatë një takimi me të rinjtë.
Në natën e 26 nëntorit, familja e madhe Qordja humbi shtëpinë e vjetër ku jetonin së bashku 4 kurorë dhe sot ata hynë në 4 shtëpi të reja që ndërtuam në truallin e tyre, ku me kopshtet e vogla përreth është krijuar një oaz fantastik nga rrënojat e 11 muajve më parë
“Duam tju falenderojmë, shumë i kënaqur dhe ne të gjithë jemi të kënaqur për punën që është arritur”, tha Çimi, kreu i PD në Farkë.
Tani qe mbaruat qokat politike, do merreni me ne njerezit e thjeshte qe kemi probleme me termetin????????
Përgjigjumire i tha katunari, ce pyt mo, me pak llafe me qamet se erioni i vogel i mamit nuk ka
PërgjigjuSHOW OFF shfaqje teatrale te TIPIT MASHTRUESI idashur Erion dhe ti shume I rrespektuar kryeminister shko bej nje turne Duke vizituar qindrat e atyre qe flene ne cadra dhe te shikosh RALITETIN dhe fytyren e ndyre te RILINDJES qe nuk Don me dit Per popull
PërgjigjuMeqe e ke Erionin e fort, do e zim me 1 pullum kaslyc komlesh?
PërgjigjuAjo bluzja me s e madhe do te thote super sdroms
Përgjigjuvazhdo jepi gjej katunar edhe tallu, mos e vrit trunin fare, boj gallat me katunaret
PërgjigjuBravo
Përgjigju