Dorian Duçka, djali i hallës së Ilir Metës mbi katër orë në SPAK! I pyetur për çështjen Mc Gonigal
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje për mbi katër orë, Dorian Duçkën, ish zëvendësministër dhe këshilltar i jashtëm në qeverinë shqiptare. Rreth orës 15:00 ai ka hyrë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme ku ka qëndruar deri në 19.10
Redaksia 26 Tetor 2023, 15:10 | Përditesimi: 26 Tetor 2023, 20:24
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje për mbi katër orë, Dorian Duçkën, ish zëvendësministër dhe këshilltar i jashtëm në qeverinë shqiptare. Rreth orës 15:00 ai ka hyrë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme ku ka qëndruar deri në 19.10.
Burime nga SPAK, për Report Tv bëjnë me dije se Duçka është marrë në pyetje për aferën me zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal. Vetë dëshmitari, në dalje të SPAK, s'pranoi që të komentojë se për çfarë është marrë në pyetje.
“Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, deklaroi Dorian Duçka pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen Mc Gonigal. Ndërkohë mohoi se është thirrur për hetimet që po kryen prokuroria në lidhje me aferën Cez-Dia.
Më 25 shtator të këtij viti Gazment Bardhi, bëri një kërkesë në SPAK për informacion në lidhje me hetimet për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve me kryeministrin Edi Rama. Bardhi risolli në vëmendje kallëzimin penal të kryer nga PD në janar të këtij viti, ku akuzonte kreun e qeverisë Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal.
Sipas Bardhit, Rama ka kryer 4 veprave penale: 1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë; 2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë; 3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; 4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Prej 4 orësh merret në pyetje nga SPAK, Dorjan Duçka del i qeshur nga prokuroria
Dorian Duçka,ish-zëvendësministër i energjetikës, djali i hallës së Ilir Metës, pas 4 orësh ka dalë nga SPAK, nuk ka pranuar që të bëjë koment se per çfarë u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
I pyetur në lidhje me çështjen e Mc Gonigal, Duçka tha se duhet të shkojnë që të pyesin DASH.
‘Shkoni dhe pyesni Departamentin e Amerikan në Shtetit’.- tha ai, ndërsa u buzëqeshi gazetarëve.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me kallëzimin për aferën Cez-Dia.
Mcgonal 1 te merete pyete dhe te arestohet ilir META 2 LUZIM BASHA TE ARESTOHET 3 TE MARI NE PYETE ARBEN AMETA 4 TE MERETE NE PYET DHE TE ARSTOHETE MSRKO DAJTI DHE TE MARI PYETE ILIR BEQJACDHETE ARESTOHETE TE MERETE BE PYETJE LEGA ZOGU T MERETE GAZE BARDH DHE TE ARESTOHETE TE MERETE NE PYETJE VANGJEL DULE DHE TE ARESTOHETE
Nuriancenka, po Rama a duhet te arrestohet?
PërgjigjuMcgonal 1 te merete pyete dhe te arestohet ilir META 2 LUZIM BASHA TE ARESTOHET 3 TE MARI NE PYETE ARBEN AMETA 4 TE MERETE NE PYET DHE TE ARSTOHETE MSRKO DAJTI DHE TE MARI PYETE ILIR BEQJACDHETE ARESTOHETE TE MERETE BE PYETJE LEGA ZOGU T MERETE GAZE BARDH DHE TE ARESTOHETE TE MERETE NE PYETJE VANGJEL DULE DHE TE ARESTOHETE
PërgjigjuKungull me sy
PërgjigjuE hangri edhe Likja
PërgjigjuCa i duhen milionat me ate surrat LOL
PërgjigjuHahahahahaha fiks o notar