Dorian Teliti: Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë tatimin për profesionet e lira

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike i Rithemelimit, i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë taksimin e profesioneve të lira duke akuzuar se është një politikë e qëllimtë e qeverisë për të eliminuar shtresën e mesme.

Ligji për tatimin e profesionistëve të lirë do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese më 18 qershor të këtij viti, pas padive të bëra nga PD-ja, kontabilistët, ekspertët e autorizuar dhe avokatët, të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e neneve që parashikojnë taksimin e kësaj kategorie prej 29 mijë tatimpaguesish.

Deklarata e plotë

Është fakt i njohur se Shqipëria që prej vitit 2014 ka nivelin më të lartë të taksave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Është gjithashtu fakt, se këto taksa kanë qenë ndër arsyet kryesore të falimentimit të dhjetëra mijëra bizneseve, largimit të shumë sipërmarrësve të huaj dhe gjithashtu një ndër pengesat kryesore për thithjen e investimeve të huaja direkte.

Në vend që të bëjnë hapa pas nga këto politika të gabuara e ti shpallin luftë krimit të organizuar, klientelizmit dhe korrupsionit 100%, të denjë për rekordet Guinness, që po gërryen ekonominë e vret konkurrencën, Edi Rama dhe mazhoranca morën vendimin për një taksim të ri ndaj profesionistëve të lire.

Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të vogël deri në vitin 2029.

Faturat e kripura disa milionëshe të këtij tatimi ndaj 29 mijë profesionistëve, kanë mbërritur në dyert e tyre.

Sipas një sondazhi të revistës ekonomike ‘Monitor’ gjendja është alarmante.

96 % e të anketuarve shprehen se ky taksim i ri ndaj do të ketë efekte negative në aktivitetin e tyre si sipërmarrës të lirë.  

38 % e të anketuarve shprehen se do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre, që do ti shkojë si barrë shtesë konsumatorit shqiptar.

26 % e të anketuarve shprehen se kostot financiare të kësaj barre të re fiskale do ta përballojnë duke ulur fitimet, thënë ndryshe më pak para për këta profesionistë të lirë për rritje profesionale, investime në biznesin, dhe në rastin më të keq edhe shkurtime të numrit të punonjësve.

17.5 % të të anketuarve shprehen se po mendojnë seriozisht që të mbyllin aktivitetin, ndërsa 5.4 % po bëjnë gati valixhet për tu larguar përfundimit nga Shqipëria.

Të nderuar qytetarë.

Ky vendim i qeverisë së Edi Ramës ka në prapavijë interesat e tij politike dhe është eliminimi i shtresës së mesme.  

Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, që të pranojë kërkesat e opozitës dhe grupeve të interesit për shfuqizimin e këtij taksimi, i cili rrezikon të falimentojë biznese dhe të shtojë shqiptarë në radhën ndërkohë të gjatë të shpopullimit të vendit.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë