Doris Pack: McAllister ndërmjetësi i
duhur për të bindur palët në Tiranë

Doris Pack: McAllister ndërmjetësi i<br />duhur për të bindur palët në Tiranë
Protesta e Partisë Demokratike u bë pjesë e diskutimeve në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Bruksel nën kujdesin e Presidentes Doris Pack.
 
Presidentja e Forumit te Grave te PPE, Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj.
 
Sipas njoftimit të shpërndarë nga PD, ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. "Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri.

Vendi  i mbushur i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë.
 
Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike
”deklaroi Pack.
 
Pack përshëndeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Europiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Europian McAllister qe do te vije sot ne Tirane është ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.‎

Doris Pack: Qeveria teknike, zgjidhja e vetme
Pack përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i qeverisë teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.
  
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie europiane.
 
Deputetja demokrate i informoi koleget e saj të Partive Popullore Europiane për fushatën, sipas saj të keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista.
 
Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.
 ​

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët