Doris Pack: Turp, nëse akuzat ndaj
ambasadores së BE janë të vërteta

Doris Pack: Turp, nëse akuzat ndaj<br />ambasadores së BE janë të vërteta
Eurodeputetja Doris Pack e njohur për qëndrimet pranë Partisë Demokratike gjatë vizitës në Shqipëri ku mori pjesë në 'Lidhja Demokratike e Gruas' deklaroi se shikon një mungesë vullneti për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ndërsa kërkoi zbatimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi.
 
Eurodeputetja kërkoi gjithashtu miratimin sa më të shpejtë të Reformës Zgjedhore dhe procesi në 18 qershor të jetë me standardet Europiane.
 
"Ndiej keqardhje për situatën në Shqipëri. Kam ndjekur me kujdes raportimin në media dhe e kuptoj sa e vështirë është situata në Shqipëri dhe ajo që kam lexuar dhe dëgjuar më trishton.
 
Besoj se ka një mungesë vullneti për dekriminalizimin, drogën dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Dhe me të vërtetë më ka ardhur keq që persona të dënuar për shumë vite janë liruar dhe këtë nuk arrij ta kuptoj.
 
Kam ndjekur nga afër Reformën në Drejtësi dhe shpresoj që të zbatohet. Duhet një reformë edhe në administratën publike, pasi nuk kam parë rezultate të mëdha.
 
Besoj që reforma zgjedhore duhet të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme dhe duhet të jenë zgjedhje në kuptimin e vërtetë të fjalës
" theksoi ajo.
 
Doris Pack komentoi edhe akuzat ndaj ambasadores së BE në Shqipëri për procedurën e blerjes së vilës.
 
"Jam e turpëruar nëse janë të vërteta ato që janë thënë për ambasadoren e BE në Shqipëri. Nëse është e vërtetë është turp, pasi ne po u kërkojmë të luftoni krimin dhe korrupsionin dhe nëse dikush nga ne është i përfshirë në një gjë të tillë është turp" deklaroi Pack.
 
Procedura e blerja së vilës 1.6 milionë euro në një fshat turistik në periferi të Tiranës si rezidencë të BE-së, e vendosi ambasadoren e unionit Romana Vlahutin në qendër të akuzave mediatike, por BE në reagimin e fundit, ashtu sikur edhe pak ditë më parë shprehet në krah të përfaqësueses së saj në Shqipëri duke e mbështetur plotësisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra