Doris Pack vizitë në Shkodër: Jam e shokuar nga krimi, 6 të vrarë dhe dy të zhdukur

Eurodeputetja gjermane, Doris Packa ka vizituar qytetin e Shkodrës, nga ku ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje. E njohur për afrimitetin e saj me Partinë Demokratike, Pack ka akuzuar qeverinë se nuk është në gjendje të luftojë krimin.

Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër. Janë  6 vrasje dhe dy të zhdukur. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Nëse qeveria nuk arrin të kapë kriminelët, nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin, por se nuk kanë siguri. Ka një lloj mafie këtu.

S’mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shkodër por dhe në Tiranë dhe Vlorë,

Përsa kohë që qeveria nuk është në gjendje të frenojë mafian, ta dërgojë atë para Gjykatës dhe në fund, në burg. Unë e pëlqej Shqipërinë dhe dua të jetë pjesë e Europës. Dua qytetet, dua njerëzit. Dhe nuk i kuptoj ministrat që nuk flasin qartë dhe hapur. Qeveria nuk po merret me sigurinë e njerëzve. Unë erdha këtu sepse dua të hap sytë e politikës. Disa prej tyre qeveritarëve mund të kenë ndjenja kanë dhe vetë fëmijë. Dhe fëmijët nuk rrijnë këtu nëse s’kanë siguri dhe punë. Shqiptarët nuk ikin se e urrejnë vendin, por nuk kanë punë, vetëm kanabis.

Doris Pack, eurodeputetja gjermane

Gjatë dy muajve në qytetin e Shkodrës janë shënuar shumë ngjarje kriminale si pasojë e përplasjes së bandave duke e kthyer kryeqendrën e veriut në Palermo. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë