Ashtu sikurse çdo herë, edhe 113 vjetori i Pavarësisë nuk u festua vetëm në trojet shqiptare, por edhe në vendet kudo ku jetojnë shqiptarë. Rreth 1500 shqiptarë në Gjermani u mblodhën në Dortmund, ku festuan mes këngëve, valles dhe flamujve shqiptarë këtë ditë historike nëpër rrugët e qytetit gjerman.
Festa u organizua nga 20 persona nga qytete të ndryshme. Pamjet i solli në redaksinë e Shqiptarja.com njëri prej të rinjve që ishte i pranishëm aty.
Komente








