Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë, Real Madrid shpreson për titullin e Liverpool për Championsin

Falë yjeve Haaland dhe Sancho Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë dhe e bën këtë për herë të pestë në histori. Verdhezinjtë mposhtën lehtësisht 4-1 mbrëmjen e djeshme Lajpcigun në finalen e Kupës zhvilluar në Berlin. Një fitore të cilën Dortmundi nuk e vuri asnjëherë në diskutim dhe e hipotekoi që në pjesën e parë. Jadon Sancho shënoi dy herë në minutat 5 dhe 46-të ndërsa norvegjezi Haaland tundi rrjetën në minutat 28-të dhe 87-të. I kotë ishte goli i Dani Olmo për Lajpcig. Fitohet kupa e Gjermanisë dhe festa është e gjitha për Borussia Dortmund.

Dy javë nga fundi Real Madrid fiton me goleadë dhe ende shpreson për titullin kampion. Los Blancos mposhtën 4-1 në transfertë Granadën dhe ngjiten në kuotën e 78-të pikëve vetëm dy larg Atletico Madrid. Modric, Rodrygo, Odriozola dhe Benzema ishin autorët e golave që mbajnë ende në lojë ekipin e Zidane.

Për zonën Champions në Premier League shpreson ende edhe Liverpooli. Skuadra e Klopp fitoi 4-2 në “Old Traford” ndeshjen e prapambetur ndaj Manchester United dhe i bën presion Chelseat të vendit të katërt. Liverpool ka katër pikë më pak se vendi i katërt por një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Shkëlqeu Firmino me dy gola ndërsa shënuan edhe Zhota e Salah. Për United rrjetën e tundën Bruno Fernandes dhe Rashford./ Përgatiti Andi Kapxhiu

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?