Real Madrid ka pësuar një disfatë të papritur në La Liga, teksa është mposhtur 1-2 nga Alaves. Në Bernabeu pjesën e parë e vulosi Martinez për miqtë, ndërsa në vijim Perez bëri befasinë e madhe duke dyfishuar. Në vijim Kylian Mbappe shkurtoi diferencat, por edhe pse pati shumë minuta në dispozicion Real Madrid nuk arriti të shmangte humbjen.
Kjo disfatë e lë pas Real Madridin nga kreu i La Liga-s. Ndryshe situata për Atletico Madrid, që nuk gaboi kundër Elche-s. Skuadra e Simeone-s ia doli me rezultatin 2-3, teksa fillimisht mori avantazhin e dyfishtë me golat e Grimaldo-s dhe Lee kang-In. Vendasit shkurtuan përkohësisht, por po në pjesën e parë Julian Alvarez i dërgoi shifrat në 1-3. Në pjesën e dytë goli i Sangare vulosi shifrat përfundimtare, por pa rrezikuar pikët e Atletico Madrid. Me këtë sukses ‘El Colchoneros’ morën vendin e dytë.
Në Seria A Interi u rikthye te fitoret, duke mposhtur me shifrat e thella 4-0 Genoa-n. Lautaro Martinez zhbllokoi shifrat para se Marcus Thuram ti dyfishonte. Në vijim penalltia e Sucic vulosi pjesën e parë, ndërsa në të dytën një tjetër rrjetë e Thuram kapitulloi miqtë, të cilët në këtë ndeshje aktivizuan si titullarë Mario Mitajn.
Vendin e parë në Seria A vijon ta mbajë Lazio, që po mrekullon me ecurinë këtë sezon. Për javën e 13 të kampionatit Lazio mposhti 1-2 Torinon, me golat e Provstgaard dhe Isaksen. Me këtë sukses kryeqytetasit e drejtuar nga Gattusso u ngjitën në kuotën e 35 pikëve, 3 më shumë se Interi i vendit të dytë.










Komente
Komento