GOLAT/ Dortmundi fiton ndaj Werder dhe ngjitet në krye të Bundesligës! Sot në fushë Napoli e Interi, nesër supersfida Milan-Juventus

Borussia Dortmund fiton 1-0 ndaj Werder Bremen në ndeshjen hapëse të javës së 8-të të Bundesligës dhe ngjitet në krye. Sfidën e vendosi goli i shënuar nga Julian Brandt në pjesën e dytë duke bërë që verdhezinjtë të kryesojnë me 20 pikë. Kryesimi i Dortmund është i përkohshëm pasi sot në fushë zbret Leverkusen ndaj Wolfsburg që nëse fiton shkon sërish në krye. Bayern Mynih luan në transfertë ndaj Mainz.

Osasuna u argëtua ndaj Granadas në sfidën hapëse të javës së 10-të në La Liga. Ekipi nga Pamplona fitoi dy me 0 zero ku të dy golat i shënoi sulmuesi Ante Budimir. Sulmuesi Uzuni u aktivizua për Granadan në minutën e 63-të duke mos ndryshuar dot fatin e ndeshjes. Sot spikat Sevilla Real Madrid ndërsa Atletico Madrid luan në transfertë ndaj Celta Vigo.

Në Serinë A java e 9-të nis me sfidën Verona -Napoli ndërsa në orën 18:00 Interi i vendit të dytë luan në transfertë ndaj Tironos. Në mbrëmje luhet ndeshja Sassuolo-Lazio ndërsa supersfida e kësaj jave në Itali luhet të dielën. Në “San Siro” Milani pret Juventusin. Kuqezinjtë kryesues por edhe bardhezionjtë kanë mungesa të shumta por të dyja ekipet duan fitoren. Milani do jetë pa portierin Maignan dhe Theo Hernandez . Tek Juventusi nuk luan Danilo ndërsa Chiesa është në dyshim. Përballja nis të dielën në 20:45 dhe do të vendosë shumë për kreun.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore