Dortmundi hap ‘fals’ përballë skuadrës modeste, rrezikon garën për titullin e Bundesligës

Dortmundi hap ‘fals’ përballë skuadrës modeste, rrezikon garën për titullin e Bundesligës

Lojtarët e Dortmund

Bosussia Dortmund ka bërë një hap fals në garën për titullin kampion në Bundesligën gjermane. Në ndeshjen e 30-të të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Erdin Terzic nuk ka arritur më shumë se një barazim kundrejt skuadrës së Bochumit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Vonovia Ruhrstadion’ u mbyll me rezultatin 1-1 duke rezultuar zhgënjim për “verdhezinjtë”.

Të parët kaluan në avantazh vendasit me Anthony Losilla-n në minutën e pestë të ndeshjes ndërsa për Dortmundin shënoi Karim Adeyemi dy minuta më vonë.

Pas këtij rezultati Borussia Dortmundi ka 61 pikë në krye të tabelës, me vetëm dy pikë më shumë se Bayern Munchen, që ndeshjen e kësaj jave e luan të dielën, kundër Hertha Berlinit.

Ndërsa Bochumi ndodhet në pozitën e 15-të me 28 pikë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Liverpool dhe Roma tri pikë me vuajtje në transfertë, Panathinaikos befason Villarrealin në Europa League (Rezultatet)

GOLAT/ Liverpool dhe Roma tri pikë me vuajtje në transfertë, Panathinaikos befason Villarrealin në Europa League (Rezultatet)