Pa Aubameyang i pezulluar për arsye disiplinore Borussia e Dortmundit nuk ngre kokë dhe e dërgon në 5 serinë e ndeshjeve pa fitore. Verdhë-zinjtë u mundën në ndeshjen e parë të javës së 12-të të Bundesligës nga Shtutgarti 2-1 që në avantazh kaloi që në minutën e 4-të me Akolo.
Dortmundi arriti të barazonte me Maksimilian Filip në minutën e 47, që dërgoj në rrjetë penalltinë e humbur nga Shyrle, ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë, të zotët e shtëpisë shënojnë golin e fitores me Brekalo që vendos rezultatin Shtutgart 2 e Dortmund 1. Tre humbje radhazi për Dortmundin që po kalon një krizë rezultatesh ndërsa Bayerni ka mundësinë të shkëputet.
/Shqiptarja.com

Në Ligën e parë franceze Monaco nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Amiens. Vendasit shënuan të parët me Gakpe ndërsa në pjesën e dytë barazoi malazezi Jovetic për Monaco.
Monaco nuk përfitoi nga rasti t'i afrohej në krye PSG-së dhe nëse kryeqytetasit mundin sot pasdite Nantes shkojnë në +6 në krye të klasifikimit.Derbet janë kryefjala e ditës së sotme në kampionatet europiane duke nisur me atë të Londrës veriore Arsenal-Tottenham, Roma-Lazio e Atletico Madrid –Real.
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com