"Doshi", Berisha: Nuk kam ftesë 
Prokuroria: Ia çuam zyrtarisht!

Prokuroria: Ia çuam zyrtarisht!">
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka marrë asnjë njoftim nga Prokuroria për të dëshmuar për çështjen e deputetit Tom Doshi,  i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit se ka porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.

Pavarësisht njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme të shpërndarë për mediat gjatë së enjtes, A1 Report u interesua sërish sot në Prokurori për të mësuar nëse të shtatë zyrtarët që prokuroria thirri për deklarim e kanë marrë ose jo ftesën. Sipas zyrës së shtypit të Prokurorisë, ftesa u është shpërndarë zyrtarisht të gjithëve, përfshi edhe deputetit demokrat Sali Berisha. Po ashtu mësohet se zoti Berisha do të deklaroj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në fillim të javës. 

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme

Pasi vizitoi ekspozitën për nder të Adem Jasharit, Berisha tha se nëse do të thirrej nga prokuroria për të dëshmuar ai do të shkonte pasi është njeri që respekton ligjin. 
Zoti Berisha e konsideron një proces të pashpresë hetimor këtë ngjarje për sa kohë që në krye të Kuvendit vijon të qëndrojë Ilir Meta që është  akuzuar nga deputeti Doshi si porositësi për vrasjen e tij.

“Reagimi popullor në protestën e  12  marsit do të jetë  përgjigja e  më e qartë e  shqiptarëve  ndaj kësaj ngjarje  të rëndë”, tha Berisha.
 
Së pari, më ljeni pak të komentoj, sot ndoqa në media që u paraqiten në prokurori njëri pas tjetrit ata që fshehën krimin dhe bllokuan hetimin për 6 muaj me radhë. Mendoj së pari, se paraqitja tek Prokurori i Përgjithshëm i të akuzuarit kryesor, Ilir Metës në cilësinë si Kryetarit të  Parlamentit dëshmon papërgjeshmërinë dhe frikën e tij të tmerrshme për skenarin dhe përdor postin për të mbrojtur aktin makabër. Paraqitja e Edi Ramës pasi iu tha shqiptarëve se nuk ka hetim se atë e ka mbyllur Saimir Tahiri, Rama shkoi t’iu komunikojë prokurorëve se Tahiri ka mbyllur hetimin e ju nuk keni se çfarë të hetoni. Ilir Meta sapo doli nga prokuroria harroi Shkëlzenin, dje iu tha shqiptarëve është ai që ka filmuar videon e Dritan Priftit. Sot vazhdoi marrëzinë e tij për të shitur Tom Doshin si deputet të PD. Ky dritë shkurtër dhe qesharak beson se do bind njerëzit që kjo akuzë, se Tom Doshi është konvertuar në demokrat, se Tom Doshi këtë akuzë po e bën si deputet i PD. Rama nga prokuroria ia mbathi e shkoi tek Saimir Tahiri", deklaroi Berisha.

Prononcimi i plote i ish-kryeministrit Berisha per mediat

A do paraqiteni në prokurori zoti Berisha?
Dje mediat e kontrolluara nga qeveria kanë hapur rëndom këtë lajm. Berisha nuk ka asnjë ftesë nga Prokuroria, pavarësisht nga kjo, në çdo rast që prokuroria do thërrasë Sali Berishën, unë do paraqitem se këtë e kërkon ligji e unë jam njeri i ligjit. Ky është një hetim i domosdoshëm për vendin, unë siç e dini jam ndër më të parët që e kam denoncuar, se flitet për këtë histori. Unë e kam marrë vesh fillimisht për Doshin, shumë shumë vonë e kam marrë vesh variantin e vërtetë.  
  
Kryeministri Rama dje ka deklaruar se opozita po bëhet zëri i skutave me të errëta…
Zoti Edvin apo shoku Edvin kur ndodhi skandali i spitalit, tha kjo është një fortunë në gotë uji. Kur ndodhi skandali i Riformatos tha këto janë mushkonja, ka një mënyrë origjinale të perceptimit të realiteti. Kur ndodhi Major Feka dhe kjo furtunë në gotë uji, kësaj here e harroi gotën e shkoi tek tenovela…. Duket se ai i ndjek tenenovelat.

A do ta rrezoni me protesta?
Qytetarët shqiptarë nuk do ta kaperdijnë kurrë këtë. Shqiptarët e kanë të qartë se çdo të thotë kjo për jetën e tyre dhe fatin e femijeve të tyre. Kam besim tek reagimi popullor. Shqiptarët nuk i quajnë telenovela, as furtuna në gotë uji, kam besim të madh në reagimin mbarëpopullor. 

Keni besim te pavarësia e prokurorisë te hetimi i kësaj çështjeje?
Ftoj qytetarët dhe besojmë dhe mbështesim prokurorinë, por përderisa Meta paraqitet si kryetar Kuvendi e vërteta është e pashpresë. Pas 11 janarit, ky dha dorëheqjen u paraqit si deputet, opozita po kërkon dorëheqjen, pasi është i akuzuari kryesor, ky në mënyrën me të turpshme dhe bindëse se është kryesori zgjodhi për mbrojtjen njëherë kunatin tim, pastaj Doshin të rekrutuar nga PD, ky zotëri me mënyrat si zgjodhi për t’u mbrojtur faktoi se është strumbullari i këtij akti.

Dhe Prokurori i Përgjithshëm ka qenë ne dijeni dhe ka heshtur? 
Duhet të jemi realistë, ligji është ligji, por ka avanturazhin e vet, jo prokurori i Shqipërisë, apo i Krimeve të Rënda, por ndofta edhe i vendeve të tjera me traditë shumë më të stabilizuar demokratike, nuk do të guxonte të lëviztë për një cështje që ishte mes kreut të kuvendit, të qeverisë dhe ministrit të brendshëm. Ligji e detyronte secilin t’ja conte kryeprokurorit dhe atë akt që bën sot ta kishin bërë para 6 muajsh barra ishte e kryeprokurorit. Por nëse një skenar makabër i tillë mbahet mes krerëve më kryesorë të legjislativit dhe ekzekutivit, i besohet dhe jashtë cdo lloj praktike ligjore në kundërshtim me kushtetutën, kodin e procedurës penale, i besohet Sajmirit të partisë, të them që kryeprokurori e ka cështjen kryekëput të pashpresë, nuk kemi pse, do u them një gjë, kurrë të mos mendojnë se qeveria e prokurorëve do të bëjë dhe ndërtojnë demokracinë dhe shtetin ligjor, janë shtylla të pazëvendësueshme por nuk mjaftojnë vetëm ata. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron