Doshi: Bushati po më kërcënon 
vëzhguesit, të ndiqet penalisht

Doshi: Bushati po më kërcënon <br />vëzhguesit, të ndiqet penalisht
Kandidati i PSD-së në Qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet ndaj ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
 
Sipas Doshit, ministri i Jashtëm është futur në një qendër votimi tek shkolla “Edit Durham” në lagjen Mark Lula duke kërcënuar vëzhguesin e PSD-së Gjergj Sokoli.
 
Ditmir Bushati ka dalë në të gjitha qendrat e votimit dhe kërcënon vëzhguesit e PSD-së. Është kërcënuar Gjergj Sokoli. Kështu po bën Bushati në çdo qendër votimit.
 
I bëjmë thirrje prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj Bushatit.
 
I bëj thirrje të gjithë votuesve të dalin e të votojnë.
 
I bëj thirrje të ruajnë qetësinë sepse rezultati do të jetë i thellë. Ky është shqetësimi i Ditmirit”
, tha Doshi në një deklaratë për mediat.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë