Doshi dhe Bami, 9 orë ballafaqim në Prokurorine e Krimeve të Rënda


TIRANE, 14 Mars/ATSH/- Pothuajse 9 orë ka zgjatur ballafaqimi mes deputetit Tom Doshi me të pretenduarin si porositësi për eliminimin fizik të tij, Durim Bami në Prokurorinë e Krimeve  të Rënda.
Ky ishte ballafaqimi i dytë në organin e akuzës, i nisur që në orën 9.00 të mëngjesit deri në orën 18.05 minuta.
Në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në fillim ka hyrë Durim Bami i shoqëruar me forca të shumta policie ndërsa më pas në dyert e prokurorisë është parë deputeti i Shkodrës Tom Doshi.
Në përfundim të kësaj seance, ndërsa klienti i tij Durim Bami kishte lënë Prokurorinë duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, avokati Ilir  Murati nuk ka pranuar të bëjë të ditur detaje lidhur me seancën e sotme.
"Është normale seanca. U bë ballafaqimi, nuk na lejohet të bëjmë komunikim  pasi është sekret hetimor deri në përfundim të hetimeve paraprake", tha avokati Murati.
Murati refuzoi t'i përgjigjej edhe interesit të gazetarëve nëse Bami kishte fituar statusin e të penduarit , sikundër  edhe nëse kishte pohuar apo mohuar marrjen e porosisë për vrasjen e Doshit.
Në seancën 3 orëshe të një dite më parë Durim Bami hodhi  poshtë të gjitha pretendimet duke deklaruar se akuzat për vrasjen e deputetëve është një sajesë./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën